DAvideo
alle Bilder sehen ;)
Designed by: Hinx3
OSWD 2004

Valid HTML 4.01!

Klan News - Berisha në “arrest shtëpie”, avokatët ankimojnë vendimin

· 03.01.2024 · 23:19:50 ··· ··· Wednesday ·· 3 (3) RTV KLAN
Avokatët e ish-kryeministrit Sali Berisha kanë dorëzuar në Gjykatën e Apelit ankimimin për masën e sigurisë “arrest shtëpie”. Apelimi i avokatëve ne Gjykaten e Apelit është bërë brenda afateve 5 ditore që pas dhënies së vendimit të për masën e sigurisë nga GJKKO.

Ankimi i avokatëve të ish-kryeministrit në 36 faqe, në të cilat ata kanë dhënë të gjitha argumentet tyre për të kundërshtuar masën e sigurisë “arrest shtëpie”.

Një nga argumentet kryesore është edhe fakti që gjyqtarja Irena Gjoka shpalli vendimin pa mbërritur ende në gjykatë kërkesa për përjashtimin e saj, e cila ishte bërë nga avokatët e ish-kryeministrit.

Më 30 dhjetor, Gjykata e Posaçme vendosi për Berishën masën e sigurisë “arrest shtëpie” pasi SPAK kërkoi ashpërsim të masës pasi ish-kryeministri nuk zbatoi vendimin e parë detyrim paraqitje për akuzen korrupsion pasiv në çështjen e privatizimit të ish-kompleksit Partizani.

Edhe nga banesa e tij, Berisha ka vijuar komunikimin me qytetarët me postime në rrjetin social “Facebook”, nëpërmjet të cilave u bën thirrje demokratëve për bashkim dhe protesta kundër qeverisë.

Më 2 janar, mbështetësit e ish-kryeministrit mbërritën pranë banesës në të cilën ai po kryen masën e sigurisë. Si përgjigje ndaj simpatizantëve të tij, Berisha doli në dritaren e banesës duke i përshëndetur.

SUBSCRIBE to "RTV KLAN" on YouTube for more videos!
Për më shumë informacione vizitoni faqen tonë web https://tvklan.al/kategoria/klan-news/
Follow Klan News on Facebook: https://www.facebook.com/klannews
Follow @klannews on Instagram: https://www.instagram.com/tvklannews/
#KlanNews #KlanNewsLajme #TvKlan


· 01.01.1970 · 01:00:00 ···
0**##
🧠 📺

· 01.01.1970 · 01:00:00 ···
# · 01.01.1970 · 01:00:00 ···
* · 01.01.1970 · 01:00:00 ···
* · 01.01.1970 · 01:00:00 ···

********