DAvideo
alle Bilder sehen ;)
Designed by: Hinx3
OSWD 2004

Valid HTML 4.01!

Maqedonia pritet të miratojë ligjin për liberalizimin e vizave me Shqipërinë - (23 Korrik 2008)

· 30.04.2024 · 02:45:02 ··· ··· Tuesday ·· 2 (2) RTV KLAN
Lajme arkiva 2008

Parlamenti maqedonas pritet të miratojë ligjin për liberalizimin e regjimit të vizave me Shqipërinë. Lajmi është bërë i ditur nga agjencia britanike e lajmeve BBC, sipas të cilës ky ligj finalizon marrëveshjen mes Shkupit dhe Tiranës zyrtare. Ligji i ri parashikon hyrjen e qytetarëve të dy vendeve nga njëri shtet në tjetrin pa viza, gjë e cila u paralajmërua në fillim të vitit nga Maqedonia.

Marrëveshja e arritur mes autoriteteve të larta të 2 shteteve lejon çdo qytetar të qëndrojë në vendin tjetër 90 ditë brenda një periudhe kohore prej 6 muajsh. Ndërsa banorët e zonave kufitare me distancë jo më larg se 20 km nga kufiri do të mund të kalojnë në vendin fqinj me karta identitetit.

Pasi Shkupi zyrtarë lajmëroi se do të vendos regjimin e vizave kundrejt shtetasve shqiptarë vendimi u bë tepër i diskutueshëm duke nxitur në reagim të shpejt të Shqipërisë e cila së bashku me Maqedoninë dhe Kroacinë janë pjesë e kartës së Adriatikut. Vendimi parashikonte që viza për të udhëtuar drejt Maqedonisë duhet të sigurohej në Tiranë dhe jo në pikat kufitare gjë e cila në ditët e para të ligjit çojë në ulje drastike të kalimit të kufirit nga qytetarët shqiptarë./tvklan.al

Gazetare: Justina Ukaliaj


SUBSCRIBE to “RTV KLAN” on YouTube for more videos!

Për më shumë informacione vizitoni faqen tonë web https://tvklan.al/
Videot e fundit nga Tv Klan i gjeni në faqen https://tvklan.al/video/
Follow Tvklan on Facebook: https://www.facebook.com/tvklan/
Follow rtvklan on Instagram: https://www.instagram.com/rtvklan/
Programet e Tv Klan mund t’i ndiqni edhe në faqen https://tvklan.al/programe/


· 01.01.1970 · 01:00:00 ···
0**##
🧠 📺

· 01.01.1970 · 01:00:00 ···
# · 01.01.1970 · 01:00:00 ···
* · 01.01.1970 · 01:00:00 ···
* · 01.01.1970 · 01:00:00 ···

********