DAvideo
alle Bilder sehen ;)
Designed by: Hinx3
OSWD 2004

Valid HTML 4.01!

Xhuveli në Patos-Marinëz, kompanitë e naftës të marrin masa për ndotjen mjedisore - (26 Maj 2008)

· 19.03.2024 · 03:30:22 ··· ··· Tuesday ·· 2 (2) RTV KLAN
Lajme arkiva 2008

Situata e rëndë mjedisore në zonën e Patos-Marinzës dhe ndotja e bregdetit të Semanit, ka qenë në fokus të vizitës që ministri Lufer Xhuveli kreu në një prej rafinerive të huaja të nxjerrjes dhe përpunimit të naftës në këtë zonë.

Duke marrë shkas nga investimet e kryera nga kompania kanadeze për minimizimin e efekteve të ndotjes, Xhuveli ka kërkuar që edhe kompanitë e tjera në fushën e naftës të rrisin standardin e teknologjisë për mbrojtjen e mjedisit

Lufer Xhuveli: “Në këtë rrugë të rritjes së nivelit të investimeve për mbrojtjen e mjedisit do të duhet që të ecë industria jonë e naftës në Shqipëri. Me frymën e shenjtë asgjë nuk mund të bëhet.”

Ndërkohë vetëm pak km larg rafinerive të naftës plazhi i Semanit vuan çdo ditë degradimin duke u kthyer në një rrezik serioz për shëndetin e pushuesve. Derdhja prej vitesh e mbetjeve hidrokarbure ka bërë që peshqit e ngordhur dhe mbeturinat të pushtojnë pothuajse gjithë vijën bregdetare. Në këtë situatë duket se pushuesit e vetëm të këtij plazhi do të jenë bunkerët e ndërtuar në kohën e komunizmit, një pjesë e të cilëve kanë filluar të zhyten në Adriatik edhe pse sezoni turistik nuk është çelur ende./tvklan.al


SUBSCRIBE to “RTV KLAN” on YouTube for more videos!

Për më shumë informacione vizitoni faqen tonë web https://tvklan.al/
Videot e fundit nga Tv Klan i gjeni në faqen https://tvklan.al/video/
Follow Tvklan on Facebook: https://www.facebook.com/tvklan/
Follow rtvklan on Instagram: https://www.instagram.com/rtvklan/
Programet e Tv Klan mund t’i ndiqni edhe në faqen https://tvklan.al/programe/


· 01.01.1970 · 01:00:00 ···
0**##
🧠 📺

· 01.01.1970 · 01:00:00 ···
# · 01.01.1970 · 01:00:00 ···
* · 01.01.1970 · 01:00:00 ···
* · 01.01.1970 · 01:00:00 ···

********