DAvideo
alle Bilder sehen ;)
Designed by: Hinx3
OSWD 2004

Valid HTML 4.01!

Raportuesi i Shqipërinë në PE, Rucek: “Zgjedhjet e 2009 do të jenë kriteri kyç” - (29 Qershor 2008)

· 10.04.2024 · 02:45:02 ··· ··· Wednesday ·· 3 (3) RTV KLAN
Lajme arkiva 2008

Raportuesi për Shqipërinë në Parlamentin Europian Rucek, vlerëson se ndryshimet kushtetuese dhe miratimi i kodit elektoral para zgjedhjeve janë të rëndësishme për kalimin e Shqipërisë në statusin kandidat me Bashkimin Europian.

Libour Rucek: “Zgjedhjet e vitit 2009 do të jenë kriteri kyç. Duhet të jenë të ndershme dhe të drejta, të pranuara nga të gjitha palët si brenda vendit edhe nga komuniteti ndërkombëtarë. Në këto pak javë apo disa muaj që në media është e rëndësishme që të diskutohet në komisione mes partive të vogla apo të mëdha qeverisëse apo jo mbi kodin zgjedhorë dhe të arrihet marrëveshja në këtë kohë”.

I pyetur nëse Shqipëria mund të kërkojë statusin kandidat këtë vit. Europarlamentari Rucek mendohet pak, por nënvizon se kushti kryesorë për këtë fazë është garantimi i zgjedhjeve të lira. Sipas tij si në vitin 2007, 2005 apo dhe më parë janë shënuar parregullsi në zgjedhje.

Libour Rucek: “Sa më shpejt Shqipëria qartëson këtë çështje kyçe, aq më shpejt kalon në fazën tjetër. Nuk ka rëndësi nëse qeveria nis apo jo aplikimin, zgjedhjet mbeten vendimtare”.

Për raportuesin e Shqipërisë, kriteret e Kopenhagenit janë në rrugën e përmbushjes edhe pse kërkohet një kohë e gjatë deri në anëtarësim. Edhe sikur të aplikojë për statusin kandidat Shqipërisë do t’i duhet shumë kohë derisa të bëhet vend anëtarë.

Rucek i referohet Kroacisë, Maqedonisë si dhe Çekisë, Hungarisë apo Polonisë. Ai shpjegon se këto vende kanë aplikuar që në vitin 1993 dhe u mori 11 vjet kohë derisa u bënë vende anëtare. Rucek shpreson se anëtarësimi i Shqipërisë nuk do të marri po kaq shumë kohë, pasi vendi po ecën mirë por ka ende shumë gjëra për t’u bërë./tvklan.al

Gazetare: Arta Tozaj


SUBSCRIBE to “RTV KLAN” on YouTube for more videos!

Për më shumë informacione vizitoni faqen tonë web https://tvklan.al/
Videot e fundit nga Tv Klan i gjeni në faqen https://tvklan.al/video/
Follow Tvklan on Facebook: https://www.facebook.com/tvklan/
Follow rtvklan on Instagram: https://www.instagram.com/rtvklan/
Programet e Tv Klan mund t’i ndiqni edhe në faqen https://tvklan.al/programe/


· 01.01.1970 · 01:00:00 ···
0**##
🧠 📺

· 01.01.1970 · 01:00:00 ···
# · 01.01.1970 · 01:00:00 ···
* · 01.01.1970 · 01:00:00 ···
* · 01.01.1970 · 01:00:00 ···

********