DAvideo
alle Bilder sehen ;)
Designed by: Hinx3
OSWD 2004

Valid HTML 4.01!

Parlamenti miraton projektbuxhetin suplementarë të qeverisë për vitin 2008 - (22 Korrik 2008)

· 30.04.2024 · 03:15:04 ··· ··· Tuesday ·· 2 (2) RTV KLAN
Lajme arkiva 2008

Parlamenti ka miratuar në parim me 74 vota pro projektbuxhetin suplementarë të qeverisë për vitin 2008. Por opozita dhe pse e diskutojë gjatë në seancën që zgjati deri në orët e para të mëngjesit duke shfaqur qëndrimin e palëkundur kundër këtij buxheti, para votimit deputetët e saj u larguan nga salla. E gjithë seanca që fillojë në pasditen e së hënës është shoqërua me polemika e replika të forta mes përfaqësuesve të dy kampeve politike.

Pavarësisht nga kjo Kryeministri Berisha, por dhe përfaqësuesit e tjerë të mazhorancës, kanë mbrojtur buxhetin shtesë duke e konsideruar atë një sukses të qeverisë në administrimin e të ardhurave fiskale dhe në luftën kundër korrupsionit.

Sali Berisha: “Çfarë është korrigjimi? Korrigjimi është kur rroga rritet me 15%, 43 mijë arsimtarëve. Po çfarë korrigjimi mund të jetë kur rritet rroga me 15%, 12 mijë infermierëve. Po çfarë korrigjimi është kur rritet rroga pensioni i 400 mijë pensionistëve me 10%, kur rritet pensioni në fshat i 160 mijë pensionistëve me 15%. Si mund të jenë korrigjime këto i nderuar ish-kryeministër”.

Ridvan Bode: “Rritja ekonomike 3 mujorit të parë vlerësohet të jetë dyshifrorë, krahasuar me 3 mujorin e parë të vitit 2007 dhe pritet që të vijojë të mbetet më e larta e viteve të fundit dhe krahasuar edhe me vendet e rajonit. Kjo rritje është mbështetur kryesisht nga përmirësimi dhe rritja e prodhimit, e prodhimit industrial por dhe atij bujqësorë, të shërbimeve nga një performancë e kënaqshme e biznesit në tërësi, si dhe nga rritja e eksporteve dhe ajo e investimeve të huaja direkte”.

Por përfaqësuesit e opozitës e konsideruan buxhetin suplementar një demagogji të radhës të qeverisë. Madje sipas socialistit Arben Malajt draft-buxheti cenon dhe ligjin organik të buxhetit.

Arben Malaj: “2 miliard lekë më pak janë të ardhura nga akcizat edhe pse çmimet ndërkombëtare janë rritur në mënyrë të konsiderueshme. Taksat nacionale kanë neutralizim për 6 muajt e parë të vitit 1.7 miliard lekë dhe njëkohësisht të ardhurat e pushtetit vendor janë me mosrealizim vetëm për 6 muajin e parë të vitit ato janë rreth 1.7 miliard lekë më pak, ose 22 milion dollarë çka do të thotë, se pushteti vendorë do të bëj 22 milion lekë më pak shpenzime funksionimi dhe investime”.

Ilir Meta: “Në relacionin që shoqërorë këtë buxhet thuhet, se shtesa e të ardhurave të buxhetit të drejtë suplementarë bazohet në mënyrë të veçantë në dominimin e informalitetit e të korrupsionit çka është një tjetër fars që e shoqëron këtë manipulim të radhës kur institucionet ndërkombëtare e kanë renditur Shqipërinë të parën në rajon për korrupsion në nivelin 37% dhe në një kohë kur institucionet ndërkombëtare e llogarisin informalitetin në ekonomi, në nivelin 50%”.

Pas miratimit në parim në komisionet parlamentare do të vazhdojnë sot shqyrtimi nen për nen i buxhetit suplementarë për të kaluar për miratim përfundimtarë në seancën e së hënës tjetër./tvklan.al

Gazetare: Anila Rama


SUBSCRIBE to “RTV KLAN” on YouTube for more videos!

Për më shumë informacione vizitoni faqen tonë web https://tvklan.al/
Videot e fundit nga Tv Klan i gjeni në faqen https://tvklan.al/video/
Follow Tvklan on Facebook: https://www.facebook.com/tvklan/
Follow rtvklan on Instagram: https://www.instagram.com/rtvklan/
Programet e Tv Klan mund t’i ndiqni edhe në faqen https://tvklan.al/programe/


· 01.01.1970 · 01:00:00 ···
0**##
🧠 📺

· 01.01.1970 · 01:00:00 ···
# · 01.01.1970 · 01:00:00 ···
* · 01.01.1970 · 01:00:00 ···
* · 01.01.1970 · 01:00:00 ···

********