DAvideo
alle Bilder sehen ;)
Designed by: Hinx3
OSWD 2004

Valid HTML 4.01!

Miratohet fondi për kthimin dhe kompensimin fizik të pronarëve - (22 Qershor 2008)

· 05.04.2024 · 02:45:02 ··· ··· Friday ·· 5 (5) RTV KLAN
Lajme arkiva 2008

Një sipërfaqe prej rreth 90 mijë hektarësh kryesisht tokë bujqësore është miratuar me vendim të qeverisë si pjesë e fondit për kthimin dhe kompensimin fizik të pronarëve. Por para se të ndahet kjo sipërfaqe toke, do të bëhet verifikimi paraprak i kërkesave të pronarëve nëse prej tyre është kërkuar kthimi i pronës lidhur me këto toka.

Nëndrejtori i Agjencisë së Kthimit dhe Kompensimit të Pronave dhe njëkohësisht drejtor për procesin e kompensimit dhe kthimit fizik Genci Çelo, shpjegon për Televizionin Klan edhe mënyrën e operimit me këtë fond.

Genci Çelo: “Zyrat tona në bashkëpunim me zyrat e regjistrimit të pasurisë, e para që të verifikohet në qoftë se ka subjekte të shpronësuara në këto prona dhe natyrisht sipas ligjit ata përfitojnë të drejtën e pronësisë, pra kthimin e pronës dhe për ato prona të cilat nuk kanë subjekte të shpronësuar, është problemi që duhen regjistruar në zyrat e regjistrimit të pasurive në mënyrë që transferimi i pronës të bëhet i saktë, i rregullt. Me miratimin nga Këshilli i ministrave, i procedurave të shpërndarjes së fondit të kompensimit fizik”.

Fondi i tokave i vënë në dispozicion nga qeveria, pritet të zgjidhë një pjesë të konsiderueshme të kërkesave të pronarëve.

Genci Çelo: “Numri i përfituesve është e vështirë se varet nga sipërfaqet, pastaj varet nga vlerat sepse natyrisht që transaksionet e kompensimit do bëhen mbi bazën e vlerës së pronës që kanë humbur dhe pronës që do marrin, kshu që duhet të barazohen vlerat, pra varet nga harta e vlerës”.

Që nga hyrja në fuqi i ligjit për kthimi dhe kompensimin e pronave në vitin 2004, ky është fondi i parë që do të shërbejë për kompensimin fizik. Deri tani për 3 vite e me radhë me një shumë të kufizuar lekësh, qeveria ka kryer vetëm kompensimin financiarë./tvklan.al

Gazetare: Anila Rama


SUBSCRIBE to “RTV KLAN” on YouTube for more videos!

Për më shumë informacione vizitoni faqen tonë web https://tvklan.al/
Videot e fundit nga Tv Klan i gjeni në faqen https://tvklan.al/video/
Follow Tvklan on Facebook: https://www.facebook.com/tvklan/
Follow rtvklan on Instagram: https://www.instagram.com/rtvklan/
Programet e Tv Klan mund t’i ndiqni edhe në faqen https://tvklan.al/programe/


· 01.01.1970 · 01:00:00 ···
0**##
🧠 📺

· 01.01.1970 · 01:00:00 ···
# · 01.01.1970 · 01:00:00 ···
* · 01.01.1970 · 01:00:00 ···
* · 01.01.1970 · 01:00:00 ···

********