DAvideo
alle Bilder sehen ;)
Designed by: Hinx3
OSWD 2004

Valid HTML 4.01!

Ndotja e plazhit të Semanit kthehet në një zonë të rrezikshme për pushuesit - (26 Maj 2008)

· 19.03.2024 · 03:30:23 ··· ··· Tuesday ·· 2 (2) RTV KLAN
Lajme arkiva 2008

Pamjet që po shihni në ekran nuk i përkasin ndonjë zone të humbur të globit, por bregdeti të Semanit në rrethin e Fierit. Ky plazh jo vetëm që nuk është më i përshtatshëm për pushuesit, por vë seriozisht në rrezik shëndetin e atyre që do të preferojnë të lahen në këtë pjesë të Adriatikut.

Derdhja prej vitesh e hidrokarbureve nga rafineritë e naftës në zonën e Patis-Marinzës ka krijuar një situatë të rëndë mjedisore e cila tashmë ka prekur edhe vetë ekosistemin. Peshqit e ngordhur dhe mbeturinat kanë pushtuar pjesën më të madhe të vijës bregdetare ndërkohë që drejtuesit lokalë kanë bërë tashmë gati padinë penale për kompanitë e naftës.

“Unë jam i skandalizuar nga ndotja e rërës me serën që sjell kompania e Albpetrolit nëpërmjet vijës së ngjalës. Kemi bërë disa tentativa me kompaninë e Albpetrolit, qeverisë i kemi dërguar mirëpo asnjë përgjigje nuk kemi, asnjë reagim nuk kemi. Nuk ka për të shkelur këmbe robi këtu siç është gjendja.”

Por përveç ndotjes 13 km vijë bregdetare në këtë plazh janë pushtuar nga bunkerët e ndërtuar në kohën e diktaturës. Ngritja e nivelit të detit ka bërë që reliket e komunizmit të futen 5m në brendësi të detit duke formuar një gardh të rrezikshëm për pushuesit.

“Për sa i përket këtyre bunkerëve i kam bërë shkresë ministrisë së Mbrojtjes për të na ndihmuar o me fonde ose të vijë me mjetet e ushtrisë që t’i pastrojë. Janë mbytur disa persona, janë çarë nga telat nga këmbët nga barku.”

I frekuentuar në vite për rërën e tij kurative plazhi i Semanit jo vetëm që nuk u shërben më pushuesve të shumët nga rrethe të ndryshme të vendit, por nëse nuk ndërhyhet rrezikon të kthehet në një zonë të parikuperueshme./tvklan.al


SUBSCRIBE to “RTV KLAN” on YouTube for more videos!

Për më shumë informacione vizitoni faqen tonë web https://tvklan.al/
Videot e fundit nga Tv Klan i gjeni në faqen https://tvklan.al/video/
Follow Tvklan on Facebook: https://www.facebook.com/tvklan/
Follow rtvklan on Instagram: https://www.instagram.com/rtvklan/
Programet e Tv Klan mund t’i ndiqni edhe në faqen https://tvklan.al/programe/


· 01.01.1970 · 01:00:00 ···
0**##
🧠 📺

· 01.01.1970 · 01:00:00 ···
# · 01.01.1970 · 01:00:00 ···
* · 01.01.1970 · 01:00:00 ···
* · 01.01.1970 · 01:00:00 ···

********