DAvideo
alle Bilder sehen ;)
Designed by: Hinx3
OSWD 2004

Valid HTML 4.01!

Paulin Sterkaj zbardh për TV Klan motivet e krijimit grupit të qendrës - (22 Korrik 2008)

· 30.04.2024 · 02:45:03 ··· ··· Tuesday ·· 2 (2) RTV KLAN
Lajme arkiva 2008

Paulin Sterkaj ka zbardhur për Televizionin Klan motive që çuan në krijimin e një grupi të ri parlamentarë, atë të qendrës. Një grupim që sipas tij nuk përfaqëson interesa të caktuara politike po që do të mbështes mazhorancën kur bëhet fjala për çështjen në interes të vendit.

Paulin Sterkaj: “Marrëdhëniet e grupit tonë me qeverinë Berisha nuk mund të themi që nuk kemi marrëdhënie. Ne e kena thënë dhe në deklaratën parlamentare, që ne do mundona që çdo projektligj që vjen, që i shërben interesave kombëtare. Ka mundësi që rrit ekonominë e vendit, zbut varfërinë, ka lidhje me edhe problemet e integrimit evropian për NATO, ne do t’i votojmë”.

Menjëherë pas krijimit të tij në shtyp, qarkulluan komente që lidhnin krijimin e këtij grupi të qendrës si një formë presioni për segmente të caktuara të koalicionit të djathtë.

Paulin Sterkaj: “Nuk ka lidhje fare me asnjë lloj presioni dhe me asnjë grup tjetër brenda mazhorancës qoftë edhe jashtë mazhorancës. Ne jena një grup deputetësh që duhet të kena të drejtat e barabarta me gjithë deputetë të tjerë të parlamentit shqiptarë”.

Ish-deputet socialistë, republikanë, demokristianë, por edhe demokratë janë në grupimin e ri prej 7 deputetësh që siç premtojnë do të përfaqësojnë vetëm interesat e zgjedhësve./tvklan.al

Gazetare: Menada Zaimi


SUBSCRIBE to “RTV KLAN” on YouTube for more videos!

Për më shumë informacione vizitoni faqen tonë web https://tvklan.al/
Videot e fundit nga Tv Klan i gjeni në faqen https://tvklan.al/video/
Follow Tvklan on Facebook: https://www.facebook.com/tvklan/
Follow rtvklan on Instagram: https://www.instagram.com/rtvklan/
Programet e Tv Klan mund t’i ndiqni edhe në faqen https://tvklan.al/programe/


· 01.01.1970 · 01:00:00 ···
0**##
🧠 📺

· 01.01.1970 · 01:00:00 ···
# · 01.01.1970 · 01:00:00 ···
* · 01.01.1970 · 01:00:00 ···
* · 01.01.1970 · 01:00:00 ···

********