DAvideo
alle Bilder sehen ;)
Designed by: Hinx3
OSWD 2004

Valid HTML 4.01!

Reagimet në Kosovë pas takimit të liderëve kosovarë me presidentin Bush - (22 Korrik 2008)

· 30.04.2024 · 02:45:02 ··· ··· Tuesday ·· 2 (2) RTV KLAN
Lajme arkiva 2008

Përfaqësuesit institucional dhe ata të partive politike e kanë vlerësuar tejet të rëndësishëm takimin e djeshëm mes presidenti amerikan Bush me presidentin dhe kryeministrin e Kosovës. Sipas tyre ky takim vulos marrëdhëniet e mira mes dy vendeve tash kur Kosova është shtet i pavarur.

Jakup Krasniqi: “Dhe njëherë presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe SHBA fuqishëm konfirmunë vendosmërinë e tyre për ta njohur shtetin e pavarur dhe sovran të Kosovës, për të lobuar njohjen e shteti të pavarur dhe sovran të Kosovës dhe natyrisht edhe njëherë konfirmuam fuqishëm tërësinë territoriale të Kosovës”.

Nexhat Daci: “Takimi i Uashingtonit me Presidentin Bush është përmbyllje e gjithçka të mirës që ka filluar nga Amerika dhe vetë pranimi i presidentit Bush jashtë në varësi tonit t’u qenë në takim zyrtarë që Kosova është shtet sovran dhe i pavarur në tërë tërësinë e saj territoriale. Ka qenë një impuls i fuqishëm për ne po edhe obligim i madh”.

Ibrahim Gashi: “Unë du ta konfirmoj dhe njëherë se ishte me të vërtetë vizitë historike për faktin se u konfirmu dhe njëherë në mënyrë shumë transparente mbështetja që në vazhdimësish SHBA i kanë dhënë zgjidhje çështjes së Kosovës dhe tash po i japin ndërtimit të shtetit të Kosovës”.

Dje në Shtëpinë e Bardhë Presidenti amerikan Georg Bush, priti liderët kosovar në një takim që zgjati plot 1 orë. Me këtë rast presidenti Bush tha se Kosova është 1 dhe e pandashme, ndërkohë që premtoi ndihmën amerikane në procesin e lotimit për njohjen e pavarësisë së Kosovës në shtetet që ende nuk e kanë marrë këtë vendim./tvklan.al


SUBSCRIBE to “RTV KLAN” on YouTube for more videos!

Për më shumë informacione vizitoni faqen tonë web https://tvklan.al/
Videot e fundit nga Tv Klan i gjeni në faqen https://tvklan.al/video/
Follow Tvklan on Facebook: https://www.facebook.com/tvklan/
Follow rtvklan on Instagram: https://www.instagram.com/rtvklan/
Programet e Tv Klan mund t’i ndiqni edhe në faqen https://tvklan.al/programe/


· 01.01.1970 · 01:00:00 ···
0**##
🧠 📺

· 01.01.1970 · 01:00:00 ···
# · 01.01.1970 · 01:00:00 ···
* · 01.01.1970 · 01:00:00 ···
* · 01.01.1970 · 01:00:00 ···

********