DAvideo
alle Bilder sehen ;)
Designed by: Hinx3
OSWD 2004

Valid HTML 4.01!

Shqipëria e pavendosur për përfshirjen në ndërtimin e TEC-it “Kosova C” - (23 Korrik 2008)

· 30.04.2024 · 02:45:02 ··· ··· Tuesday ·· 2 (2) RTV KLAN
Lajme arkiva 2008

Shqipëria ende nuk ka vendosur përfshirjen si bashkë investitorë në ndërtimin e termocentralit “Kosova C”. Në parim është rënë dakord që vendi ynë të investojë në sektorin energjetik të Kosovës, por nuk dihet nëse këto investime do prekin apo jo këtë termocentral. Aktualisht ka përfunduar faza e parë e tenderimit për Kosovën C dhe në garë janë 4 kompani të huaja, ndërsa pjesëmarrja e Shqipërisë si aksionere është vënë në pikëpyetje.

Suzana Guxholli: “Mbase direkt në tender Shqipëria nuk mund të hyjë se nuk është në këtë status por mënyra e kombinimit të pjesëmarrjes në investim me përqindje ose, ose një projekt tjetër i përbashkët midis Shqipërisë dhe Kosovës për një termocentral tjetër do të thoja, do të ishte konkretizimi i këtij angazhimi në nivel politik i të dy vendeve”.

Këshilltarja e Kryeministrit për Ekonominë, shpjegon se Shqipëria po diversifikon burimet e energjisë dhe se ka shumë kërkesa për të investuar për prodhimin e energjisë në vend, duke zbehur në një farë mënyre rëndësinë e pjesëmarrjes në termocentralin “Kosova C”. Ndërkaq industrialistët vendas kërkojnë që shteti shqiptarë të shprehë zyrtarisht një kërkesë të shoqëruar me mundësitë reale e financiare për të qenë bashkë investitorë në këtë vepër energjetike.

Gjergj Buxhuku: “Është jashtëzakonisht e rëndësishme sepse në radhë të parë siguron pavarësinë e plotë energjetike për të gjitha industritë shqiptare dhe së dyti duke pasur parasysh kapacitetin e madh energjetik që ka një vepër e tillë do të ishte një burim mjaft i madh të ardhurash nga eksporti dhe nga shitja e energjisë elektrike në vendet e tjera”.

Ndërtimi i Kosovës C pritet të kushtojë rreth 4 miliard euro. Burime nga Ministria e Financave thanë për TV Klan se janë kryer negociata paraprake dhe se po pritet studimi i fizibilitetit për të parë më pas mundësitë për financim nëpërmjet institucioneve ndërkombëtare./tvklan.al

Gazetari: Fjorald Zguro


SUBSCRIBE to “RTV KLAN” on YouTube for more videos!

Për më shumë informacione vizitoni faqen tonë web https://tvklan.al/
Videot e fundit nga Tv Klan i gjeni në faqen https://tvklan.al/video/
Follow Tvklan on Facebook: https://www.facebook.com/tvklan/
Follow rtvklan on Instagram: https://www.instagram.com/rtvklan/
Programet e Tv Klan mund t’i ndiqni edhe në faqen https://tvklan.al/programe/


· 01.01.1970 · 01:00:00 ···
0**##
🧠 📺

· 01.01.1970 · 01:00:00 ···
# · 01.01.1970 · 01:00:00 ···
* · 01.01.1970 · 01:00:00 ···
* · 01.01.1970 · 01:00:00 ···

********