DAvideo
alle Bilder sehen ;)
Designed by: Hinx3
OSWD 2004

Valid HTML 4.01!

Klan News - Nis nesër viti i ri akademik

· 01.10.2023 · 20:44:43 ··· ··· Sunday ·· 7 (0) RTV KLAN
2 Tetori përkon me nisjen e vitit të ri akademik. Në total për të dyja ciklet e studimit master dhe bachelor janë rreth 120 mijë studentë, ndërsa në vit të parë janë regjistruar rreth 19,800 kandidatë.

Sipas të dhënave nga portali universitar, institucionet publike mbeten më të preferuarit,  pasi rreth 75% e totalit të regjistrimeve janë në publik dhe pjesa tjetër në privat.

Sa i përket programeve të studimit që kanë numrin më të lartë të studentëve të regjistruar në vit të parë, mbeten degët e shëndetësisë dhe sidomos dega e infermierisë e cila ofrohet në disa universitete, dhe thith një përqindje të madhe të numrit të maturantëve. Ky është viti i dytë, që qeveria ka ofruar mbështetje me bursë mujore sa paga minimale për disa degë të shpallur si degë prioritare, ku futen degët e bujqësisë, mësuesisë dhe burimeve minerare dhe gjeologjisë.  Në këtë vit akademik, impakt ka patur në degët e bujqësisë ku dhe është shënuar një rritje të numrit të studentëve.

Ndërkohë që në degët që të çojnë në mësuesi numri i regjistrimeve të studentëve mbetet i ulët, madje në degë si Kimi, Fizikë dhe Matematikë, regjistrimet janë në nivele minimale.

Këtë vit akademik 400 studentë të mjekësisë së përgjithshme nisin vitin e ri akademik me një ligj të ri, i cili i detyron që pas përfundimit të studimeve, kanë kusht se duhet të kontribuojnë për vendin dhe të punojnë 5 vite në institucione publike shëndetësore.

Ndërkohë që studentët e mjekësisë që janë në proces, pra nga viti i dytë në të gjashtin, paralajmërojnë bojkot të mësimit. pasi nëse ata nuk pranojnë kushtet e reja për punësim, ku janë nevojat e ministrisë së shëndetësisë, do duhet të paguajnë koston reale të studimit. Tarifë e cila ende nuk është përcaktuar nga universiteti i mjekësisë.

Klan News

SUBSCRIBE to "RTV KLAN" on YouTube for more videos!
Për më shumë informacione vizitoni faqen tonë web https://tvklan.al/kategoria/klan-news/
Follow Klan News on Facebook: https://www.facebook.com/klannews
Follow @klannews on Instagram: https://www.instagram.com/tvklannews/
#KlanNews #KlanNewsLajme #TvKlan


· 01.01.1970 · 01:00:00 ···
0**##
🧠 📺

· 01.01.1970 · 01:00:00 ···
# · 01.01.1970 · 01:00:00 ···
* · 01.01.1970 · 01:00:00 ···
* · 01.01.1970 · 01:00:00 ···

********