DAvideo
alle Bilder sehen ;)
Designed by: Hinx3
OSWD 2004

Valid HTML 4.01!

Klan News - Policia me "makinat e krimit", Balla: Do të përdoren për nevoja të shtetit

· 03.01.2024 · 23:37:38 ··· ··· Wednesday ·· 3 (3) RTV KLAN
Mjetet luksoze të cilat përdoreshin nga anëtarë të organizatave kriminale, të konfiskuara, apo edhe të sekuestruara, do t’i kalojnë Policisë së Shtetit për të përmbushur nevojat e saj.

Fillimisht organizatës së policisë do ti kalojnë 6 makina dhe 2 motorë luksozë. Motorët që janë prodhim i dy viteve të fundit kanë vlerë nga 22 mijë euro. Mjetet e shpejta do të përdoren nga Policia Rrugore, ndërsa mjete të tjera do t’i kalojnë Repartit RENEA për operacionet e tyre.

Sipas ministrit të brendshëm Taulant Balla, pasuritë që i janë bllokuar krimit, nuk do të nxirren më në shitje, për të parandaluar rikthimin e tyre tek të njëjtët, por do të përdoren për nevoja të shtetit.
Aktualisht në dorë të Agjencisë së pasurive të sekuestruara dhe konfiskuara është dhe një gomone me vlerë 200 mijë euro, që ndodhet e ankoruar në Portin e Durrësit.

Ndërsa në magazinën e agjencisë ndodhen 144 makina të krimit të organizuar, mes të cilave ka edhe të blinduara. Gjatë ditëve në vijim, pritet plotësohet dokumentacioni për të kaluar në dispozicion të policisë edhe 10 deri në 15 mjete të tjera.

SUBSCRIBE to "RTV KLAN" on YouTube for more videos!
Për më shumë informacione vizitoni faqen tonë web https://tvklan.al/kategoria/klan-news/
Follow Klan News on Facebook: https://www.facebook.com/klannews
Follow @klannews on Instagram: https://www.instagram.com/tvklannews/
#KlanNews #KlanNewsLajme #TvKlan


· 01.01.1970 · 01:00:00 ···
0**##
🧠 📺

· 01.01.1970 · 01:00:00 ···
# · 01.01.1970 · 01:00:00 ···
* · 01.01.1970 · 01:00:00 ···
* · 01.01.1970 · 01:00:00 ···

********