DAvideo
alle Bilder sehen ;)
Designed by: Hinx3
OSWD 2004

Valid HTML 4.01!

Tv Klan - Përfundon rebelimi i Wagner ndaj Putinit

· 24.06.2023 · 23:33:52 ··· ··· Saturday ·· 6 (6) RTV KLAN
Ka marrë fund vetëm pak orë nisje, tentativa e forcave mercenare Wagner për të marrë Moskën dhe për të rrëzuar nga pushteti Putinin. Lajmin e bëri të ditur fillimisht media shtetërore ruse TASS, e cila njoftoi se ishte arritur një marrëveshje me forcat Wagner me ndërmjetësimin e presidentit bjellorus, Aleksandër Llukashenko.

Më pas ishte vetë kreut të forcave Vagner, Ivgeni Prigozhin, i cili përmes një mesazhi audio të publikuar edhe nga mediat ndërkombëtare, bëri të ditur ndalimin e marshimit drejt Moskës dhe rikthimin e trupave në frontin e luftës në Ukrainë.

“Ata donin të shpërndanin kompaninë ushtarake Wagner. Ne u nisëm në një marshim drejtësie më 23 qershor. Në 24 orë arritëm në 200 km larg Moskës. Në këtë kohë nuk derdhëm asnjë pikë gjaku të luftëtarëve tanë. Tani ka ardhur momenti kur gjaku mund të derdhet. Duke kuptuar përgjegjësinë që gjaku rus duhet te derdhet në njërën anë, ne po i kthejmë kolonat tona dhe po kthehemi në kampet fushore siç ishte planifikuar”.

Njësia famëkeqe e mercenarëve Wagner, të armatosur me tanke dhe autoblinda morën natën e të premtes kontrollin e Rostov mbi Donit, qytetit jugperëndimor rus në kufi me Ukrainën dhe më pas mbërritën në Voronezh.

Rebelimi i tyre solli reagimin e ashpër të presidentit Putin, i cili nëpërmjet një fjalimi drejtuar kombit akuzoi njësinë Wagner për tradhti.

Edhe ushtria ruse nisi një kundërsulm ndaj njësive Wagner, teksa në mediat sociale qarkulluan pamje kur avionët ushtarakë rusë godasin autokolonën e tyre që po i drejtohej Moskës. Ndërkohë që në Moskë u shtua prania e policisë ushtarake që nisi patrullimin me armë në qytet.

Situata në Rusi vuri në lëvizje edhe faktorin ndërkombëtar, ndërsa një pjesë e shteteve që kufizojnë me Rusinë nisën mbylljen e kufijve duke iu trembur rrezikut të ndonjë eksodi.

Tv Klan

SUBSCRIBE to “RTV KLAN” on YouTube for more videos!

Email: info@tvklan.al

Për më shumë informacione vizitoni faqen tonë web https://tvklan.al/
Videot e fundit nga Tv Klan i gjeni në faqen https://tvklan.al/video/
Follow Tvklan on Facebook: https://www.facebook.com/tvklan/
Follow Tvklan on Instagram: https://www.instagram.com/rtvklan/
Programet e Tv Klan mund t’i ndiqni edhe në faqen https://tvklan.al/programe/


· 01.01.1970 · 01:00:00 ···
0**##
🧠 📺

· 01.01.1970 · 01:00:00 ···
# · 01.01.1970 · 01:00:00 ···
* · 01.01.1970 · 01:00:00 ···
* · 01.01.1970 · 01:00:00 ···

********