DAvideo
alle Bilder sehen ;)
Designed by: Hinx3
OSWD 2004

Valid HTML 4.01!

Berisha dhe Olldashi prezantojnë planin 2-vjeçar për reformën e ujit - (23 Korrik 2008)

· 30.04.2024 · 03:00:30 ··· ··· Tuesday ·· 2 (2) RTV KLAN
Lajme arkiva 2008

Pas transferimit një vit më parë të shoqërive të Ujësjellës-Kanalizimeve në varësi të pushtetit vendor, qeveria ndërmerr reformën e ujit dhe kanalizimeve. Kryeministri Berisha ka prezantuar planin 2-vjeçar 2007-2009 të kësaj reforme.

Sali Berisha: “Jemi të gatshëm që krahas decentralizimit të angazhohemi dhe të ndihmojmë qeveritë vendore për të ndërmarrë procesin tjetër të domosdoshëm të komercializimit të këtij sektori, si një kusht vendimtarë për vetë financimin e këtyre shoqërive, për përmirësimin e treguesve të punës tyre, për furnizimin e vazhdueshëm me ujë të qytetarëve shqiptarë”.

Kjo reformë do të drejtohet nga Ministri i Punëve Publike Sokol Olldashi, i cili ka ndërmarrë iniciativën për të rishikuar strategjinë kombëtare të furnizimit me ujë.

Sokol Olldashi: “Masat e ndërmarra nga ne për të arritur këtë objektiv kanë një drejtim 3 planesh iniciativat ligjore, administrative dhe iniciative për projekte dhe financime. Strategjia e rishikuar nënvizon reformat e politikave sektoriale në afatshkurtër deri në 2010, afatmesëm deri në 2015 dhe afatgjatin deri në 2020”.

Berisha ka vlerësuar qeveritë vendore për seriozitetin e madh që kanë treguar në zbatimin e reformës së ujit duke pranuar se ajo është e vonuar./tvklan.al

Gazetare: Elja Zotka


SUBSCRIBE to “RTV KLAN” on YouTube for more videos!

Për më shumë informacione vizitoni faqen tonë web https://tvklan.al/
Videot e fundit nga Tv Klan i gjeni në faqen https://tvklan.al/video/
Follow Tvklan on Facebook: https://www.facebook.com/tvklan/
Follow rtvklan on Instagram: https://www.instagram.com/rtvklan/
Programet e Tv Klan mund t’i ndiqni edhe në faqen https://tvklan.al/programe/


· 01.01.1970 · 01:00:00 ···
0**##
🧠 📺

· 01.01.1970 · 01:00:00 ···
# · 01.01.1970 · 01:00:00 ···
* · 01.01.1970 · 01:00:00 ···
* · 01.01.1970 · 01:00:00 ···

********