DAvideo
alle Bilder sehen ;)
Designed by: Hinx3
OSWD 2004

Valid HTML 4.01!

Presidenti Sejdiu hedh poshtë çdo mundësi për bisedimet Prishtinë-Beograd - (22 Qershor 2008)

· 05.04.2024 · 02:45:02 ··· ··· Friday ·· 5 (5) RTV KLAN
Lajme arkiva 2008

Presidenti Fatmir Sejdiu, është kthyer sot pasdite nga Nju Jorku, ku mbajti një fjalim në Këshillin e Sigurimit dhe takoi sekretarin e përgjithshëm të OKB-së Ban Ki-moon. Me këtë rast Sejdiu hodhi poshtë çdo mundësi të rifillimit të bisedimit mes Prishtinës dhe Beogradit, ndërkohë që falënderoji shtetet që po njohin realitetin e krijuar në Kosovë pas 17 shkurtit.

Blloku i shteteve që janë kundër pavarësisë së Kosovës, në seancën e së enjtes në Këshillin e Sigurimit kanë bërë thirrje për rifillim të dialogut mes Prishtinës dhe Beogradit.

Fatmir Sejdiu: “E kam thonë atje dhe në letrën që kam dërguar dhe në biseda që kam zhvilluar, se nuk pranojmë asnjë dialog apo qasje që mase dikush mund ta ketë, Kosovën ta shtyjë në një proces të negocimit të ri absolutisht jo. Për ne është me rëndësi që të krijojmë procese dhe të mbështesim procese që kanë të bëjnë me implementimin e projektit Ahtisari”.

Presidenti Sejdiu ka folur edhe rreth paralajmërimit të serbëve të Kosovës për konstuimin e kuvendit të tyre ditën e Vidovdanit.

Fatmir Sejdiu: “Unë e kam paralajmëruar vazhdimisht, ju e dini qasje dhe qasje të cilat kanë për qëllim në një farë mënyre ta krijojnë një jehonë tremëse them në bashkësinë ndërkombëtare për ta mbajt Kosovën peng. Ata mund ta koncipojnë si diçka të tillë, po janë të pa pranueshme, janë kundër edhe dihet legjislacionit të Kosovës, po natyrisht janë edhe kundër qëndrimeve të varësisë ndërkombëtare”.

Në mbledhjen e së enjtes të Këshillit të Sigurimit, kryesisht është biseduar për rikonfigurimin e UNMIK-ut. Kjo mbledhje konsiderohet e një rëndësie të veçantë, pasi që për herë të parë Presidenti i Kosovës ka folur në një seancë të hapur./tvklan.al

Gazetar: Leonard Kërquki


SUBSCRIBE to “RTV KLAN” on YouTube for more videos!

Për më shumë informacione vizitoni faqen tonë web https://tvklan.al/
Videot e fundit nga Tv Klan i gjeni në faqen https://tvklan.al/video/
Follow Tvklan on Facebook: https://www.facebook.com/tvklan/
Follow rtvklan on Instagram: https://www.instagram.com/rtvklan/
Programet e Tv Klan mund t’i ndiqni edhe në faqen https://tvklan.al/programe/


· 01.01.1970 · 01:00:00 ···
0**##
🧠 📺

· 01.01.1970 · 01:00:00 ···
# · 01.01.1970 · 01:00:00 ···
* · 01.01.1970 · 01:00:00 ···
* · 01.01.1970 · 01:00:00 ···

********