DAvideo
alle Bilder sehen ;)
Designed by: Hinx3
OSWD 2004

Valid HTML 4.01!

Topalli në PE në takimin e përbashkët me deputetët e rajonit të Evropës Juglindore - (26 Maj 2008)

· 19.03.2024 · 03:45:01 ··· ··· Tuesday ·· 2 (2) RTV KLAN
Lajme arkiva 2008

Parlamenti Europian realizoi takimin e përbashkët me deputetët nacional vendeve të rajonit mbi realizmin e perspektivës europiane për Europën Juglindore. Sipas presidentit të parlamentit Evropian Potering roli i parlamentit është i rëndësishëm për adoptimin e reformave, debatin publik, por dhe garantimin e demokracisë.

Oli Rehn komisioneri evropian për zgjerimin u kërkoi eurodeputetëve, që të nxisin procesin e ratifikimit të Marrëveshjeve të Stabilizim Asociimit për vendet e rajonit ,e qëllim që të kalohet në fazën tjetër të integrimit. Duke pasqyruar procesin për secilin vend Rehn tha, se Maqedonia duhet të respektojë kriterin e 9 që liderët politikë të garantojnë zgjedhje të lira dhe të ndershme dhe sjellje qytetare të fushatës elektorale, por pala maqedonase kishte bojkotuar jo vetëm këtë takim por dhe trojkën e parashikuar me BE-në.

Ndërsa për Shqipërinë Oli Rehn përsëriti se Marrëveshja e Stabilizim Asociimit po ecën mirë, por duhen forcuar kapacitetet administrative dhe luftën e krimit të organizuar dhe korruptonit. Menjëherë pas Rehn ka reaguar kryetarja e kuvendit Jozefina Topalli, e cila sqaroi se Shqipëria ka ndryshuar, është marrë ftesa në NATO, ç’ka do të thotë se së shpejti bëhemi vend anëtar dhe për sa i takon krimit të organizuar është luftuar me prioritet.

Shqipëria nuk është vendi më i sigurt sipas Topallit, por një gjë është e sigurt se ky vend ka stabilitet dhe vlera siç është toleranca fetare. Shefja e delegacionit shqiptar paraqiti treguesit ekonomik në vend për të dëshmuar se Shqipëria është në një nivel tjetër ndryshe nga 3 vite më parë.

Delegacionet parlamentare janë ndarë në 3 grupe zhvillimi ekonomik, viza dhe emigracioni si dhe roli i parlamentit evropian. Konkluzionet do të bëhen publike të martën në konferencën e përbashkët për shtyp ndërkohë gjatë paradites deputetët janë takuar me përfaqësues të ndryshëm të grupeve politike në parlamentin evropian./tvklan.al

Gazetare: Arta Tozaj


SUBSCRIBE to “RTV KLAN” on YouTube for more videos!

Për më shumë informacione vizitoni faqen tonë web https://tvklan.al/
Videot e fundit nga Tv Klan i gjeni në faqen https://tvklan.al/video/
Follow Tvklan on Facebook: https://www.facebook.com/tvklan/
Follow rtvklan on Instagram: https://www.instagram.com/rtvklan/
Programet e Tv Klan mund t’i ndiqni edhe në faqen https://tvklan.al/programe/


· 01.01.1970 · 01:00:00 ···
0**##
🧠 📺

· 01.01.1970 · 01:00:00 ···
# · 01.01.1970 · 01:00:00 ···
* · 01.01.1970 · 01:00:00 ···
* · 01.01.1970 · 01:00:00 ···

********