DAvideo
alle Bilder sehen ;)
Designed by: Hinx3
OSWD 2004

Valid HTML 4.01!

Debati PS-PD për reformën elektorale, Leskaj-Patozi për ndryshimet në kode - (21 Qershor 2008)

· 05.04.2024 · 03:00:04 ··· ··· Friday ·· 5 (5) RTV KLAN
Lajme arkiva 2008

Të shqetësuar për vonesat në kryerjen e reformës elektorale, socialistët u kërkojnë forcave politike të fillojnë menjëherë nga puna. Afatet kohore janë në limite tha kryetarja e grupit kuvendor Valentina Leskaj, duke kujtuar se selia rozë prej kohësh po punon për hartimin e një drafti për ndryshime në kod, i hapur për t’u diskutuar me të gjithë faktorët politikë.

Valentina Leskaj: “Ne propozojmë që brenda javës së ardhshme, të ngrihet komisioni për ndryshimet në kodin elektoral. Ne jemi shumë të shqetësuar përsa i përket çështjes së kartave të identitetit, sepse nuk shohim element garancie që ky proces do të përfundojë në kohë. Ndaj ne i kërkojmë qeverisë shqiptare që të bëj publike dhe të përcaktojë disa afate kohorë përsa i përket prodhimit dhe shpërndarjes së kartave të identitetit”.

Demokratët nuk kanë vonuar me reagimin e tyre. Astrit Patozi, kryetar i grupit kuvendor tha, se moskryerja ende e ndryshimeve në kod nuk është përgjegjësi e mazhorancës.

Astrit Patozi: “Ne kemi qenë të hapur 2 variantet e mundshme që janë i pari përmes komisionit të ligjeve dhe i dyti përmes një komisioni të posaçëm. Ka qenë një mëdyshje e opozitës për të zgjedhur mënyrën më të mirë të mundshme për të avancuar me reformën zgjedhore dhe sot ne gjendemi përballë një propozimi për një komision, për një komision të posaçëm pra, i cili do të amendojë kodin elektoral ekzistues. Ne jemi plotësisht të hapur për këtë, jemi plotësisht dakord. Duam që pavarësisht temave të nxehta të parlamentit apo pavarësisht aktivitetit rutinë të Kuvendit të Shqipërisë, dy prioritetet e mëdha që ne kemi, dy angazhimet e mëdha, pra plotësimi i reformës zgjedhore dhe avancimi më tej me reformën e drejtësisë duhet të jenë dy prioritete të cilat nuk duhet të ndikohen pra nga agjenda parlamentare e ditës”.

Kur duhet të paktën dhe një muaj nga mbyllja e sesionit parlamentar, dy partitë e mëdha nxisin njëra-tjetër për të filluar menjëherë nga puna. Formati i diskutimit për këtë çështje është ai i një komisioni multipartiak me shpresën që gjithçka të përfundojë brenda sesionit të verës./tvklan.al

Gazetare: Menada Zaimi


SUBSCRIBE to “RTV KLAN” on YouTube for more videos!

Për më shumë informacione vizitoni faqen tonë web https://tvklan.al/
Videot e fundit nga Tv Klan i gjeni në faqen https://tvklan.al/video/
Follow Tvklan on Facebook: https://www.facebook.com/tvklan/
Follow rtvklan on Instagram: https://www.instagram.com/rtvklan/
Programet e Tv Klan mund t’i ndiqni edhe në faqen https://tvklan.al/programe/


· 01.01.1970 · 01:00:00 ···
0**##
🧠 📺

· 01.01.1970 · 01:00:00 ···
# · 01.01.1970 · 01:00:00 ···
* · 01.01.1970 · 01:00:00 ···
* · 01.01.1970 · 01:00:00 ···

********