DAvideo
alle Bilder sehen ;)
Designed by: Hinx3
OSWD 2004

Valid HTML 4.01!

Skandali me anijen turistike në Sarandës, reagon drejtori i portit të Sarandës - (25 Maj 2008)

· 19.03.2024 · 03:30:20 ··· ··· Tuesday ·· 2 (2) RTV KLAN
Lajme arkiva 2008

Pas skandalit të pak ditëve më parë ku një anije me 130 turistë në bord nuk u lejua të ankorohej në portin e Sarandës për shkak të përpunimit në kala të një anije tregtare, kanë reaguar edhe vetë drejtuesit e këtij porti.

Drejtori i portit thotë për televizionin Klan se shkak për konfuzionin e krijuar në administratën portuale ka qenë njoftimi për mbërritjen e anijes Cliper Adventure në dy orare të ndryshme.

“Thuhej se anija do vinte në mëngjes nga ora 7:00 dhe do të largohet në 14:30. Në fakt anija ka ardhur në orën 14:30 pra ne si port nuk duhet të ndodhte kjo gjë.”

Sipas tij largimi i turistëve nga bregdeti i Sarandës ka qenë i pafalshëm dhe për nëpunësit që u përfshinë në skandalin e pak ditëve më parë janë marrë masa administrative.

“Janë marrë masa administrative për punonjësit e përpunimit, e cila pavarësisht këtij njoftimi duhet të ishin koherent dhe duhej të interesoheshin në vazhdimësi, orë pas ore ku ndodhet kjo anije.”

Sipas të dhënave të para Sarandën e kanë vizituar vetëm gjatë muajit maj 5 mijë turistë. Qyteti jugor pret çdo ditë me qindra turistë ditor që vizitojnë parkun arkeologjik të Butrintit dhe resurse të tjera turistike të bregdetit jonian./tvklan.al


SUBSCRIBE to “RTV KLAN” on YouTube for more videos!

Për më shumë informacione vizitoni faqen tonë web https://tvklan.al/
Videot e fundit nga Tv Klan i gjeni në faqen https://tvklan.al/video/
Follow Tvklan on Facebook: https://www.facebook.com/tvklan/
Follow rtvklan on Instagram: https://www.instagram.com/rtvklan/
Programet e Tv Klan mund t’i ndiqni edhe në faqen https://tvklan.al/programe/


· 01.01.1970 · 01:00:00 ···
0**##
🧠 📺

· 01.01.1970 · 01:00:00 ···
# · 01.01.1970 · 01:00:00 ···
* · 01.01.1970 · 01:00:00 ···
* · 01.01.1970 · 01:00:00 ···

********