DAvideo
alle Bilder sehen ;)
Designed by: Hinx3
OSWD 2004

Valid HTML 4.01!

Kryeparlamentarja JozefinaTopalli për ligjin e spiunëve “Të miratohet” - (30 Qershor 2008)

· 10.04.2024 · 02:45:02 ··· ··· Wednesday ·· 3 (3) RTV KLAN
Lajme arkiva 2008

Prej dy vitesh propozimet e tre forcave politike për miratimin e ligjit të spiunëve, konkretisht dy të mëdhave dhe Partisë Demokristiane, rri në sirtarët e Kuvendit. Me një letër drejtuar komisionit të ligjeve kryetarja e Kuvendit Jozefina Topalli ka zgjedhur të bëhet ajo nismëtarja për të orientuar politikën drejt një vendimmarrje lidhur me këtë çështje.

“Do të kërkoja që këto projektligje të shqyrtohen me përparësi nga komisioni për të mundësuar kalimin e tyre sa më shpejt në seancë”, shkruan kryeparlamentarja në një letër që daton në 27 qershor 2008.

Projektligji për pastërtinë e figurave të zyrtarëve të lartë të administratës e të zgjedhurve i PD, ai për verifikimin e që qenit bashkëpunëtor i shërbimeve sekret para datës 31 dhjetor 1992, që mban vulën e PS, si dhe projektligji për kontrollin e figurës së personit zyrtar të zgjedhur apo të emëruar në organet e rëndësishme të shtetit i Partisë Demokrstiane, ende nuk e kanë kaluar provën parlamentare.

Partia më e madhe që drejton vendin ka marrë në dorë një projekt të ri që azhurnon variantin ekzistues. Deputeti Aleksandër Biberaj po punon mbi draftin e ri. Duke u konsultuar me Këshillin e Europës bazuar në eksperienca më pak të dhimbshme që kanë kaluar ish vendet komuniste në procesin për zbardhjen e ish-spiunëve./tvklan.al

Gazetare: Menada Zaimi


SUBSCRIBE to “RTV KLAN” on YouTube for more videos!

Për më shumë informacione vizitoni faqen tonë web https://tvklan.al/
Videot e fundit nga Tv Klan i gjeni në faqen https://tvklan.al/video/
Follow Tvklan on Facebook: https://www.facebook.com/tvklan/
Follow rtvklan on Instagram: https://www.instagram.com/rtvklan/
Programet e Tv Klan mund t’i ndiqni edhe në faqen https://tvklan.al/programe/


· 01.01.1970 · 01:00:00 ···
0**##
🧠 📺

· 01.01.1970 · 01:00:00 ···
# · 01.01.1970 · 01:00:00 ···
* · 01.01.1970 · 01:00:00 ···
* · 01.01.1970 · 01:00:00 ···

********