DAvideo
alle Bilder sehen ;)
Designed by: Hinx3
OSWD 2004

Valid HTML 4.01!

Bruksel/ Jelko Kacini vlerëson zhvillimin ekonomik dhe tregtar të Shqipërisë - (30 Qershor 2008)

· 10.04.2024 · 03:00:13 ··· ··· Wednesday ·· 3 (3) RTV KLAN
Lajme arkiva 2008

Shqipëria vlerësohet në institucionet europiane, si vendi që doli nga sistemi komunist me performancën më të varfër ekonomike krahasuar me vendet e tjera të rajonit.

Anëtari i delegacionit europarlamentar për Evropën Juglindore Jelko Kacini, vlerëson se ekonomikisht Shqipëria po ecën mirë, duke patur parasysh rrethanat, por për të bërë të mundur progresin duhet të përmbushni parakushtet si parashikimi i qëndrueshëm i energjisë elektrike që është një ndër më kryesoret sipas tij të zhvillohet informatizimi i sistemit të pagesave si dhe infrastruktura e rrjetit të transportit si brenda vendit ashtu edhe drejt fqinjëve. Çfarë është më e rëndësishmja nëse sipërmarrësit shqiptarë duan të rrisin pozicionin e tyre tregtarë në vendet e tjera të rajonit.

Në analizën e tij Kacini shpjegon, se në tregjet e fqinjëve sipërmarrësit shqiptarë kanë një eksperiencë bazë, çfarë mund të rrisë vetëbesimin ata duhet të jenë më ambicioz për të përdorur avantazhet brenda tregut vendas për të gjetur produktet apo shërbimet e tyre në të gjithë tregun, por kjo nuk mund të arrihet vetëm nga krahu i lirë i punës sipas tij. Duhet të marrim parasysh se punëtorët shqiptarë kanë nevojë për më shumë siguri sociale dhe kushte më të mira jetese, shpjegon Kacini.

Jelko Kacini njëkohësisht dhe raportuesi për Serbinë në Parlamentin Europian, vlerëson se Shqipëria përballet me të njëjtat sfida si Kosova edhe pse përsa i takon infrastrukturës kjo e dyta është më e zhvilluar, ndërkohë që Serbia është më e përparuar pasi niveli i eksporteve është më i lartë.

Megjithatë për herë të parë ne po krijojmë, veçon Kacini, një komunitet të përbashkët të transportit të Ballkanit perëndimor, ku të gjitha qeveritë ekonomitë e këtyre vendeve marrin pjesë dhe përpiqen që të përmbushin performancën më të mirë të zhvillimit ekonomik dhe kjo brenda një kohe sa më të shkurtër./tvklan.al

Gazetare: Arta Tozaj


SUBSCRIBE to “RTV KLAN” on YouTube for more videos!

Për më shumë informacione vizitoni faqen tonë web https://tvklan.al/
Videot e fundit nga Tv Klan i gjeni në faqen https://tvklan.al/video/
Follow Tvklan on Facebook: https://www.facebook.com/tvklan/
Follow rtvklan on Instagram: https://www.instagram.com/rtvklan/
Programet e Tv Klan mund t’i ndiqni edhe në faqen https://tvklan.al/programe/


· 01.01.1970 · 01:00:00 ···
0**##
🧠 📺

· 01.01.1970 · 01:00:00 ···
# · 01.01.1970 · 01:00:00 ···
* · 01.01.1970 · 01:00:00 ···
* · 01.01.1970 · 01:00:00 ···

********