DAvideo
alle Bilder sehen ;)
Designed by: Hinx3
OSWD 2004

Valid HTML 4.01!

Rama inauguron rikonstruksionin e shkollës “Misto Mame” në Tiranë - (22 Korrik 2008)

· 30.04.2024 · 02:45:02 ··· ··· Tuesday ·· 2 (2) RTV KLAN
Lajme arkiva 2008

700 nxënësit e shkollës 9-vjeçare “Misto Mame” në rrugën e Dibrës, do të mësojnë këtë vit akademik në ambiente të reja dhe me standarde europiane. Kjo falë rikonstruksionit të bërë nga bashkia e kryeqytetit, i cili ka kushtuar 850 mijë euro. Kreu i Bashkisë ka inauguruar përfundimin e kësaj shkolle model, duke premtuar se të tjera shkolla do t’i nënshtrohen rikonstruksionit për të qenë në standardin e duhur europian.

Edi Rama: “Në këtë qytet që për të gjithë shqiptarët është bërë qyteti i së ardhmes se po ndërtojmë rrjetin e shkollave të reja të së ardhmes dhe ashtu siç po bëjmë sot në Tiranë. Jo vetëm qytetin dhe shkollat e së ardhmes por po ndërtojmë edhe shoqërinë e së nesërmes. Do të bëjmë nesër në të gjithë Shqipërinë ku nuk do të ketë asnjë qytet dhe asnjë fshat, ku fëmijët të mos mund të realizojnë dëshirat dhe të mos mund të përgatiten për të plotësuar ëndrrat e tyre”.

Shkolla “Misto Mame” aktualisht ka 17 klasa mësimore, 4 laborator, bibliotekë, palestër dhe disa salla polifunksionale. Një vëmendje e veçantë i është kushtuar edhe ambienteve të jashtme të shkollës që do të shfrytëzohen për orët e fiskulturës si dhe kalimin e kohës së lirë të nxënësve./tvklan.al

Gazetare: Brunilda Cami


SUBSCRIBE to “RTV KLAN” on YouTube for more videos!

Për më shumë informacione vizitoni faqen tonë web https://tvklan.al/
Videot e fundit nga Tv Klan i gjeni në faqen https://tvklan.al/video/
Follow Tvklan on Facebook: https://www.facebook.com/tvklan/
Follow rtvklan on Instagram: https://www.instagram.com/rtvklan/
Programet e Tv Klan mund t’i ndiqni edhe në faqen https://tvklan.al/programe/


· 01.01.1970 · 01:00:00 ···
0**##
🧠 📺

· 01.01.1970 · 01:00:00 ···
# · 01.01.1970 · 01:00:00 ···
* · 01.01.1970 · 01:00:00 ···
* · 01.01.1970 · 01:00:00 ···

********