DAvideo
alle Bilder sehen ;)
Designed by: Hinx3
OSWD 2004

Valid HTML 4.01!

Agjenda e integrimit të Shqipërisë në BE - (26 Maj 2008)

· 19.03.2024 · 03:45:01 ··· ··· Tuesday ·· 2 (2) RTV KLAN
Lajme arkiva 2008

Shqipëria duhet të kandidojë si vend kandidat për në Bashkimin Europian brenda vitit 2008. Ky është konkluzioni me të cilin kanë ngritur ekspertët e Institutit Agjenda. Në një tryezë mbi kostot që prodhojnë vonesat në këtë drejtim, u theksua se Bashkimi Europian nuk e ndërmerr vetë iniciativën për të ftuar vendet të aplikojë, ndaj mbetet detyrë e këtyre të fundit të përshpejtojnë procesin.

Presidenti i nismës europian për stabilitet Gerald Knaus solli eksperiencën e vendeve të tilla si Greqia dhe Spanja, më vonë Bullgaria dhe Rumania të cilat procesi i Integrimit i gjeti me probleme të mëdha ekonomike dhe politike, por që anëtarësimi në Bashkimin Europian solli për to ndryshime rrënjësore. Në këtë kontekst mbetet të vlerësohet dhe situata në të cilën ndodhet Kosova dhe Serbia.

Gerald Knaus: “Bashkimi Europian nuk ka një strategji të qartë mbi atë që e quan perspektivë europiane për Kosovën. Po kështu Bashkimi Europian ka një pozicion gati të dëshpëruar në raport me Serbinë për ta afruar këtë të fundit brenda gjirit të saj. Në këto kushte një aplikim i mundshëm i Shqipërisë nuk do të refuzohej nga unioni.”

Erion Veliaj në cilësinë e analistit të nismës europiane për stabilitet, tha se për procesin e integrimit nuk mund të ketë një plan B.

Erion Veliaj: “Themi që kandidatura e Shqipërisë ose aplikimi për kandidim është gjithashtu një përpjekje ambicioze e ambicies tonë por t’u integruar për një jetë më të mirë dhe për të qenë pjesë e kësaj bashkësie të vlerave.”

Në tryezë u bë thirrje klasës politike shqiptare të mos humbasë shansin të përshpejtojë procedurat për anëtarësim në Bashkimin Europian./tvkaln.al

Gazetare: Menada Zaimi


SUBSCRIBE to “RTV KLAN” on YouTube for more videos!

Për më shumë informacione vizitoni faqen tonë web https://tvklan.al/
Videot e fundit nga Tv Klan i gjeni në faqen https://tvklan.al/video/
Follow Tvklan on Facebook: https://www.facebook.com/tvklan/
Follow rtvklan on Instagram: https://www.instagram.com/rtvklan/
Programet e Tv Klan mund t’i ndiqni edhe në faqen https://tvklan.al/programe/


· 01.01.1970 · 01:00:00 ···
0**##
🧠 📺

· 01.01.1970 · 01:00:00 ···
# · 01.01.1970 · 01:00:00 ···
* · 01.01.1970 · 01:00:00 ···
* · 01.01.1970 · 01:00:00 ···

********