DAvideo
alle Bilder sehen ;)
Designed by: Hinx3
OSWD 2004

Valid HTML 4.01!

Sabri Godo i kërkon PD të thërrasë tryezën e koalicionit për reformën zgjedhore - (29 Qershor 2008)

· 10.04.2024 · 03:00:09 ··· ··· Wednesday ·· 3 (3) RTV KLAN
Lajme arkiva 2008

Republikanët i shtohen listës së partive të vogla, që kërkojnë transparencë në procesin për kryerjen e reformës zgjedhore. Konkretisht në hartimin e kodit të ri zgjedhor për të cilin kërkojnë garanci se produkti përfundimtar nuk do të jetë një marrëveshje mes dy të mëdhenjve të politikës.

Sabri Godo: “Duhen dy partitë e mëdha le të bisedojnë me njëra-tjetrën. Mund edhe të bien dakord paraprakisht, por kurrsesi nuk mund të dalin me një vendim, të thonë këtë e shqyrtuam dhe kjo do të bëhet kështu si themi ne. Se kjo do të thotë të injorosh pjesën tjetër të parlamentit. E them edhe njëherë të injorosh një pjesë të madhe të elektoratit. Kjo nuk funksionon, kjo nuk duhet të bëhet kurrsesi kështu.”

Në cilësinë e presidentit të nderit të Partisë Republikane, Sabri Godo rikërkon nga PD të thërrasë tryezën e koalicionit. Një zhvillim që sipas Godos do t’i shërbente edhe përcaktimit të formulës për daljen e së djathtës në zgjedhjet e vitit 2009.

Sabri Godo: “Ne kemi propozuar shpesh tryeza partiake dhe shumë herë në të shumtën e rasteve PD ka bërë një vesh të shurdhët. Tani në qoftë se PD mendon për koalicionin me të cilin do të përfaqësohet në zgjedhje, duhet të dalë nga kjo lloj letargjie, duhet të bëhet me e ndjeshme ndaj thirrjeve të partive të vogla.”

Vonesat në hartimin e kodit të ri zgjedhor kanë rritur dyshimet tek partitë e vogla se PD dhe PS do t’i përjashtojnë nga vendimmarrja. Frika lidhet kryesisht me sistemin e ri zgjedhor she llogaritjet për përpalljen elektorale të radhës./tvklan.al

Gazetare: Menada Zaimi


SUBSCRIBE to “RTV KLAN” on YouTube for more videos!

Për më shumë informacione vizitoni faqen tonë web https://tvklan.al/
Videot e fundit nga Tv Klan i gjeni në faqen https://tvklan.al/video/
Follow Tvklan on Facebook: https://www.facebook.com/tvklan/
Follow rtvklan on Instagram: https://www.instagram.com/rtvklan/
Programet e Tv Klan mund t’i ndiqni edhe në faqen https://tvklan.al/programe/


· 01.01.1970 · 01:00:00 ···
0**##
🧠 📺

· 01.01.1970 · 01:00:00 ···
# · 01.01.1970 · 01:00:00 ···
* · 01.01.1970 · 01:00:00 ···
* · 01.01.1970 · 01:00:00 ···

********