DAvideo
alle Bilder sehen ;)
Designed by: Hinx3
OSWD 2004

Valid HTML 4.01!

Tv Klan - 95 viktima nga shpërthimi i dy bombave në Iran

· 04.01.2024 · 00:13:09 ··· ··· Thursday ·· 4 (4) RTV KLAN
Dy shpërthime të njëpasnjëshme me bomba ndodhen pranë varrezave në Kerman të Iranit duke shkaktuar të paktën 95 viktima dhe 211 të plagosur.

Këto janë pamjet e trupave të shtrirë në atë që Tehrani e cilëson si një sulm terrorist.

Ngjarja ndodhi në momentin kur mijëra njerëz ishin drejtuar për të marrë pjesë në ceremoninë përkujtimore të vdekjes së Kasem Sulejmanit, ish-kreut të Forcave të Gardës Revolucionare, i vrarë me dron më 3 janar të vitit 2020 në Irak gjatë një operacioni të Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

Shpërthimi i parë ndodhi 700 metra larg varrit të komandantit Sulejmani. Ndërsa i dyti ndodhi pas 15 minutash, 1 kilometër larg vendit ku do të zhvillohej ceremonia.

Edhe pse mediat shtetërore citojnë zyrtarët iranianë se sulmi është terrorist, ai nuk është marrë përsipër nga asnjë prej grupimeve. Ndërsa është shpallur një ditë zie në nderim të viktimave, sulmi u dënua nga presidenti rus, Vladimir Putin, i cili i shprehu ngushëllimet e tij Tehranit.

Sakaq Irani paralajmëron ndëshkimin e autorëve nëpërmjet një përgjigjie të shpejtë.


SUBSCRIBE to “RTV KLAN” on YouTube for more videos!

Email: info@tvklan.al

Për më shumë informacione vizitoni faqen tonë web https://tvklan.al/
Videot e fundit nga Tv Klan i gjeni në faqen https://tvklan.al/video/
Follow Tvklan on Facebook: https://www.facebook.com/tvklan/
Follow Tvklan on Instagram: https://www.instagram.com/rtvklan/
Programet e Tv Klan mund t’i ndiqni edhe në faqen https://tvklan.al/programe/


· 01.01.1970 · 01:00:00 ···
0**##
🧠 📺

· 01.01.1970 · 01:00:00 ···
# · 01.01.1970 · 01:00:00 ···
* · 01.01.1970 · 01:00:00 ···
* · 01.01.1970 · 01:00:00 ···

********