DAvideo
alle Bilder sehen ;)
Designed by: Hinx3
OSWD 2004

Valid HTML 4.01!

Klan News - Thumanë-Kashar, Balluku: Punimet mbyllen në verë

· 03.01.2024 · 23:26:22 ··· ··· Wednesday ·· 3 (3) RTV KLAN
Ka nisur procesi i asfaltimit në kantierin e aksit të ri rrugor Thumanë-Kashar, pjesë e Korridorit Blu dhe  një ndër akset më të rëndësishme që lidh veriun me jugun. Punimet janë inspektuar nga afër nga zv/kryeministrja njëherësh ministre e Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Blluku, e cila tha se punimet priten të përfundojnë në verë duke lehtësuar qarkullimin e mjeteve në zonën e Fushë Krujës dhe të Rinasit.

Balluku thotë procesi më i rëndësishëm në këtë projekt është lidhja e nyjes së Rinasit që do të bashkërendohet edhe me bajpasin e Tiranës.

Zëvendëskryeministrja thotë se përveç autostradës do të ndërtohen edhe rrugë alternative, pa pagesë, të cilat do të jenë pjesë e Korridorit Blu.

Aksi Thumanë-Kashar me mbi 20 km i gjatë është i shpejtësisë së lartë që përmbush të gjitha parametrat e sigurisë rrugore dhe punimet kanë përfunduar pothuajse në të gjithë trupin e rrugës, ndërsa është investuar në ndërtimin e 6 mbikalimeve dhe 6 nënkalimeve, 11 urave, 100 veprave të artit, por edhe rrugë aksesi për qytetarët.

SUBSCRIBE to "RTV KLAN" on YouTube for more videos!
Për më shumë informacione vizitoni faqen tonë web https://tvklan.al/kategoria/klan-news/
Follow Klan News on Facebook: https://www.facebook.com/klannews
Follow @klannews on Instagram: https://www.instagram.com/tvklannews/
#KlanNews #KlanNewsLajme #TvKlan


· 01.01.1970 · 01:00:00 ···
0**##
🧠 📺

· 01.01.1970 · 01:00:00 ···
# · 01.01.1970 · 01:00:00 ···
* · 01.01.1970 · 01:00:00 ···
* · 01.01.1970 · 01:00:00 ···

********