DAvideo
alle Bilder sehen ;)
Designed by: Hinx3
OSWD 2004

Valid HTML 4.01!

Lirohet drejtori i Tatimeve Arben Sefgjini - (26 Maj 2008)

· 19.03.2024 · 03:45:00 ··· ··· Tuesday ·· 2 (2) RTV KLAN
Lajme arkiva 2008

Arben Sefgjini do të jetë i lirë të ushtrojë detyrën e tij shtetërore si drejtues i përgjithshëm i Tatimeve dhe pse ndaj tij paralelisht do të zhvillohet një proces penal në gjendje të lirinë gjykatën e krimeve të rënda. Trupi gjykues i gjykatës së apelit për krimet e rënda e ka dhënë Apelin për Krimet e Rënda e ka mbyllur dyert për kamerat televizive.

Menjëherë pas vendimit që dha gjykata e krimeve të rënda për arrest shtëpie për të pandehurin Sefgjini, avokati mbrojtës depozitoi në sekretarin së gjykatës së Apelit një kërkim për revokim të kësaj mase. Për mëse një orë në seancë u shqyrtuan kërkesat për ndryshim të masës nga arrest shtëpie në atë në gjendje të lirë për drejtorin e përgjithshëm i Tatimeve Arben Sefgjini.

Avokati mbrojtës i Sefgjinit ka dhënë argumeta se nuk ekziston rreziku i largimit të klientit të tij nga Shqipëria me qëllim shmangien e procesi gjyqësorë që është hapur ndaj tij. Të njëjtën kërkesë për ndryshim mase e ka bërë edhe i pandehuri i dytë i këtij procesi Avni Koldashi.

Procesi gjyqësorë për rrëmbimin dhe torturimin me pasoja të rënda ndaj Remzi Hoxhës, Avdyl Loshajt dhe Zizo Kristopullit kanë nisur që prej një jave. Të akuzuarit e kësaj dosje janë Arben Sefgjini , ish-drejtues i degës së SHIK-ut në Tiranë, Avni Koldashi e Budion Meçe ish-inspektorë të SHIK-ut dhe Ilir Kumbaro ndaj të cilit është shpallur kërkimi ndërkombëtar./tvklan.al

Gazetare: Anduena Llabani


SUBSCRIBE to “RTV KLAN” on YouTube for more videos!

Për më shumë informacione vizitoni faqen tonë web https://tvklan.al/
Videot e fundit nga Tv Klan i gjeni në faqen https://tvklan.al/video/
Follow Tvklan on Facebook: https://www.facebook.com/tvklan/
Follow rtvklan on Instagram: https://www.instagram.com/rtvklan/
Programet e Tv Klan mund t’i ndiqni edhe në faqen https://tvklan.al/programe/


· 01.01.1970 · 01:00:00 ···
0**##
🧠 📺

· 01.01.1970 · 01:00:00 ···
# · 01.01.1970 · 01:00:00 ···
* · 01.01.1970 · 01:00:00 ···
* · 01.01.1970 · 01:00:00 ···

********