DAvideo
alle Bilder sehen ;)
Designed by: Hinx3
OSWD 2004

Valid HTML 4.01!

Klan News - Masat kundra zjarrit, kontrolle në çdo objekt

· 03.01.2024 · 23:23:45 ··· ··· Wednesday ·· 3 (3) RTV KLAN
Djegia e qendrës tregtare në Lushnjë dhe fasada e nje pallati në Tiranë kanë bërë që ministri i Brendshëm Taulant Balla të hartojë një udhëzim të ri për të ndërmarrë inspektime rigoroze lidhur me zbatimin e masave mbrojtëse kundër zjarrit. Nga e enjtja, një strukturë e posaçme do të kryejë kontrolle në objekte të ndryshme shtetërore dhe private me qëllim rritjen dhe garantimin e sigurisë nga zjarri.

Pjesë e strukturës së posaçme do të jenë nga Drejtoria e Mbrojtjes nga Zjarri dhe Shpëtimi në ministri, njësitë zjarrfikëse në çdo bashki, IKMT që do të kontrollojnë në mënyrë periodike masat dhe mjetet e mbrojtjes në çdo objekt, me kritere specifike sipas nivelit të rrezikut.
Kontrolle do të kryhen në objektet apo aktivitetet me risk të ulët dhe të mesëm nga një grup prej 3 anëtarësh, ndërsa me risk të lartë do jetë një grup i përbashkët me 6 anëtarë. Struktura e posaçme ka të drejtë të kontrollojë masat dhe mjetet e mbrojtjes nga zjarri në çdo objekt ku prodhimi apo aktiviteti lidhet me substanca lehtësisht të ndezshme.

Nisur nga zjarri në pallatin 10 katësh te ish-parku i autobusëve në Tiranë, kontroll do të behet edhe për instalimet elektrike, apo produktet e ndërtimit të përdorura në objekt.

Pjesë e kontrolleve do të jenë dhe magazinat dhe vendet e mbajtjes së mallrave. Në rast të evidentimit të mangësive, apo parregullsive, do caktohet një afat nga ana e grupit të kontrollit, me qëllim përmirësimin dhe plotësimin e të gjitha kushteve kundër zjarrit.

Djegia e qendrës tregtare në Lushnjë dhe pallatit në Tiranë, shkaktuan dëme të mëdha materiale, ndërsa rrezikuan jeten e dhjetëra personave dhe i lane pa strehë.

SUBSCRIBE to "RTV KLAN" on YouTube for more videos!
Për më shumë informacione vizitoni faqen tonë web https://tvklan.al/kategoria/klan-news/
Follow Klan News on Facebook: https://www.facebook.com/klannews
Follow @klannews on Instagram: https://www.instagram.com/tvklannews/
#KlanNews #KlanNewsLajme #TvKlan


· 01.01.1970 · 01:00:00 ···
0**##
🧠 📺

· 01.01.1970 · 01:00:00 ···
# · 01.01.1970 · 01:00:00 ···
* · 01.01.1970 · 01:00:00 ···
* · 01.01.1970 · 01:00:00 ···

********