DAvideo
alle Bilder sehen ;)
Designed by: Hinx3
OSWD 2004

Valid HTML 4.01!

Masa e sigurisë, pezullohet nga detyra mjeku i ORL Hoxhallari - (22 Korrik 2008)

· 30.04.2024 · 02:45:01 ··· ··· Tuesday ·· 2 (2) RTV KLAN
Lajme arkiva 2008

Mjekut Xhevahir Hoxhallari, i hiqet e drejta të ushtrojë profesionin e tij të kirurgut, derisa Gjykata e Shkallës së Parë t’i japë vendimin përfundimtarë për çështjen penale të hapur ndaj tij. Vendimi i gjykatës, ka qenë deri diku i njëjtë me kërkesën e prokurorit i cili kërkojë pezullimin nga detyra të mjekut Hoxhallari, mbi të cilin kanë nisur hetimet për rastin e vdekjes së Matilda Petritit muaj më parë në Tiranë.

Përpara se gjyqtarja Mimoza Kajo, të japë vendimin. Mjeku ka deklaruar se vonimi për heqjen e të drejtës për të operuar është i njëjtë me atë të dënimit të rëndë. Bashkë me avokatin e tij mbrojtës, Hoxhallari ka dashur të evitojë çdo koment dhe deklaratë publike lidhur me atë që ai e cilësojë si një flluskë sapuni të prokurorisë.

Ka pretenduar pafajësinë dhe ka kërkuar që akuzat ndaj tij për mjekim të pa kujdesshëm ndaj minorenes nga Korça të tërhiqet. I bezdisur nga kamera e televizionit Hoxhallari ka lënë ambientet e Gjykatës së Tiranës edhe më i zhgënjyer. Ky është mjeku i parë ndaj të cilit vendoset një masë e tillë administrative. Që prej 2 muajsh prokurorët po hetojnë mbi shkaqet e vdekjes së Matilda Petritit, pacientes së operuar nga bajamet në klinikën private të mjekut Hoxhallari./tvklan.al

Gazetare: Anduena Llabani


SUBSCRIBE to “RTV KLAN” on YouTube for more videos!

Për më shumë informacione vizitoni faqen tonë web https://tvklan.al/
Videot e fundit nga Tv Klan i gjeni në faqen https://tvklan.al/video/
Follow Tvklan on Facebook: https://www.facebook.com/tvklan/
Follow rtvklan on Instagram: https://www.instagram.com/rtvklan/
Programet e Tv Klan mund t’i ndiqni edhe në faqen https://tvklan.al/programe/


· 01.01.1970 · 01:00:00 ···
0**##
🧠 📺

· 01.01.1970 · 01:00:00 ···
# · 01.01.1970 · 01:00:00 ···
* · 01.01.1970 · 01:00:00 ···
* · 01.01.1970 · 01:00:00 ···

********