DAvideo
alle Bilder sehen ;)
Designed by: Hinx3
OSWD 2004

Valid HTML 4.01!

Kundërshtohet projektligji i barnave nga opozita në Komisionin e Shëndetësisë - (23 Korrik 2008)

· 30.04.2024 · 02:45:02 ··· ··· Tuesday ·· 2 (2) RTV KLAN
Lajme arkiva 2008

Ndryshimet e bëra nga Ministria e Shëndetësisë në ligjin e barnave dhe shërbimin e farmaceutikës, janë kundërshtuar nga përfaqësuesit e opozitës dhe grupet e interesit në komisionin e shëndetësisë.

Leonard Solis: “Me këto ndryshime që ne po bëjmë, ne po shkaktojmë një pirateri, ne po bëjmë një politikë riamballazhimi. Asnjë shqiptarë sot e kësaj dite në konkluzion të këtij ligji, ashtu siç e shikoj unë të zbatuar nuk do të ketë më garanci, çfarë do të pijë dhe asnjë doktor nuk do të ketë më garanci kujt do t’ia japë ilaçin”.

Kastriot Zotaj: “Organizata Botërore e Tregtisë ka të tjera kushte, Organizata Botërore e Shëndetësisë ka të tjera kushte, sepse janë barna. Se në qoftë se do më fusësh te organizata botërore e tregtisë që ua kemin thënë dhe atyre taksforcë. Atëherë unë do ta bie ilaçin siç bie çimenton edhe hekurin. Kshu doni që ta bëjmë taks forcat të helmoj njerëzit. Ne s’jemi dakord”.

Spiro Peçi: “Nga Franca, Greqia, Luksemburgu, Suedia i mëshojnë pikërisht asaj që ne duam të kundërshtojmë, pra në të kundërtën e kësaj që shprehet në projektligj. Një centralizim në dhënien e lishencave”.

Pertef Mersini: “Nuk është ndryshuar as të nxirret jashtë QKPB-ja. Prandaj po them. Jo ka pse s’ka kuptim puna, punën do ta vërë ai atje dhe ekskluziviteti njësoj rregullat te bari nuk hynë njeri absolutisht nuk është hyrë. Aty do të jetë inspektori”.

Ndryshimet në ligjin e barnave dhe shërbimet farmaceutik i japin të drejtë çdokujt për të futur barna në Shqipëri. Ndërsa kompetencat e licencimit i marrin të gjitha drejto0ritë e shëndetit publik në rrethe./tvklan.al

Gazetare: Brunilda Cami


SUBSCRIBE to “RTV KLAN” on YouTube for more videos!

Për më shumë informacione vizitoni faqen tonë web https://tvklan.al/
Videot e fundit nga Tv Klan i gjeni në faqen https://tvklan.al/video/
Follow Tvklan on Facebook: https://www.facebook.com/tvklan/
Follow rtvklan on Instagram: https://www.instagram.com/rtvklan/
Programet e Tv Klan mund t’i ndiqni edhe në faqen https://tvklan.al/programe/


· 01.01.1970 · 01:00:00 ···
0**##
🧠 📺

· 01.01.1970 · 01:00:00 ···
# · 01.01.1970 · 01:00:00 ···
* · 01.01.1970 · 01:00:00 ···
* · 01.01.1970 · 01:00:00 ···

********