DAvideo
alle Bilder sehen ;)
Designed by: Hinx3
OSWD 2004

Valid HTML 4.01!

Klan News - Berisha mban fjalim në dritaren e banesës

· 03.01.2024 · 23:17:24 ··· ··· Wednesday ·· 3 (3) RTV KLAN
Gjendja gripale e ka mbajtur larg komunikimit me mbështetësit Sali Berishën. Këtë të mërkurë, ish-kryeministri vendosi t’u drejtohet nga dritarja e shtëpisë demokratëve protestues me një fjalim sa motivues edhe akuzues për qeverinë dhe drejtësine shqiptare.

“Edi Rama me grupin e tij kriminal, me skapistët e tij, mercenarë të krimit, do marrin shumë shpejt vendin që meritojnë. Por në qoftë se Edi Rama, ministrat e tij, Dumani, Doshi e me radhë, Gjiknuri, Manja, e të tjerë, janë vrasës të saj në terren, Dumani, Kraja dhe horat e tjerë janë vrasës të saj në dosjet që nuk i hapin kurrë.”

Berisha bëri thirrje për ngritjen e qytetarëve që kundërshtojnë diktaturën e re të vendosur nga Edi Rama.

“Ata janë hanxharët, ata janë shndërruar në veglat mjerane, mbështetësit më kryesorë të diktaturës në Shqipëri, mashtrues mjeranë që punojnë nga mëngjesi deri në darkë vetëm për pushtetin e Edi Ramës.”

Demokratët dhe mbështetësit e Berishës mblidhen para banesës së tij për herë të dytë për vitin 2024 dhe duket se ky grumbullim në dukje spontan pritet të jetë i përditshëm.

SUBSCRIBE to "RTV KLAN" on YouTube for more videos!
Për më shumë informacione vizitoni faqen tonë web https://tvklan.al/kategoria/klan-news/
Follow Klan News on Facebook: https://www.facebook.com/klannews
Follow @klannews on Instagram: https://www.instagram.com/tvklannews/
#KlanNews #KlanNewsLajme #TvKlan


· 01.01.1970 · 01:00:00 ···
0**##
🧠 📺

· 01.01.1970 · 01:00:00 ···
# · 01.01.1970 · 01:00:00 ···
* · 01.01.1970 · 01:00:00 ···
* · 01.01.1970 · 01:00:00 ···

********