DAvideo
alle Bilder sehen ;)
Designed by: Hinx3
OSWD 2004

Valid HTML 4.01!

Turi “Shqipëria në NATO” ndalon në Korçë, Berisha inauguron investimet në këtë rreth-21 Qershor 2008

· 05.04.2024 · 03:15:01 ··· ··· Friday ·· 5 (5) RTV KLAN
Lajme arkiva 2008

Qeveria ka qenë shumë e ndjeshme ndaj investimeve në qytetin e Korçës dhe kjo është arsyeja, që sipas kryeministrit Berisha, ka një seri projektesh publike. Shiritat e inaugurimit të përfundimit të disa prej këtyre projekteve, vetë kreu i mazhorancës i ka prerë në vijim të turit “Shqipëria në NATO” ndalesa e radhës e të cilit ishte Korça.

Sali Berisha: “Korça është një nga rrethet që ka projekte të panumërta. Ka 58 projekte në arsim, ka 30 projekte në ujësjellësa, ka 21 projekte në kanalizim, ka 70 km rrugë rurale si kjo në ndërtim e sipër, ose të ndërtuara”.

Kjo vëmendje e qeverisë demokratike për Korçën është vlerësuar dhe nga kryebashkiaku i qytetit i zgjedhur i PS Niko Peleshi. Në shenjë falënderimi Peleshi ka dhuruar kryeministrit dhe një pikturë me pamje nga rrugicat e Korçës. Berisha dhe kryebashkiaku i Korçës kanë nënshkruar dhe një marrëveshje për implementimin e një projekti të Bankës Europiane të investimeve për ujësjellësin dhe kanalizimet e ujërave të zeza të qytetit.

Niko Peleshi: “Duam të falënderojmë vullnetin politik të qeverisë shqiptare, mbështetjen e ministrit të financave dhe ministrit të punëve publike që kanë ndihmuar në përshpejtimin e hapave të këtij projekti. Ju falënderojmë!”

Berisha është ndalur në Flloq të komunës Mollas ku ka përfunduar ndërtimi i një rruge me fonde të buxhetit të shtetit, më pas edhe në Tumën e Kamenicës. Ndërsa në ndalesën e tij në fshatin Drenovë Berisha ka inauguruar përfundimin e punimeve për rikonstruktimin dhe ndriçimin e rrugës së këtij fshati, por ka inauguruar gjithashtu dhe qendrën kulturore të Drenovës. Në Drenovë kryeministri ka shfaqur një anë të tij të panjohur për të gjithë, se është njohës i mirë i rakisë cilësore.

Sali Berisha: “Rakia e manit një nga pijet e forta më të shkëlqyera që ekziston, e cila konkurron me çdo lloj pije të fortë tjetër. Do ta ngrejmë këtë shtet për të gjithë drenovarët, për ju zoti kryetarë dhe gëzuar këtë qendër kulturore. Gëzuar”.

“Faleminderit ju kryeministër. Faleminderit! Kjo është vepra juaj”.

Sali Berisha: “E fortë sa vetë fortësia”.

Si në të gjitha qytetet ku ka shkelur në kuadër të nismës “Shqipëria në NATO”, kryeministri ka zhvilluar dhe një takim me qytetarët e Korçës për të folur për reformat që bënë të mundur marrjen e ftesës që Shqipëria të bëhet anëtare aleancës më të madhe ushtarake në botë. Reforma që sipas kryeministrit Berisha kanë si emërues të përbashkët luftën ndaj korrupsionit, monopoleve dhe trafiqeve ilegale.

Sali Berisha: “Qeveria ime do të mobilizojmë çdo fond, çdo burim për t’i shtypur kokën në çdo moment krimit të organizuar dhe ligji për të zotërue në të katër anët e vendit”./tvklan.al

Gazetare: Elja Zotka


SUBSCRIBE to “RTV KLAN” on YouTube for more videos!

Për më shumë informacione vizitoni faqen tonë web https://tvklan.al/
Videot e fundit nga Tv Klan i gjeni në faqen https://tvklan.al/video/
Follow Tvklan on Facebook: https://www.facebook.com/tvklan/
Follow rtvklan on Instagram: https://www.instagram.com/rtvklan/
Programet e Tv Klan mund t’i ndiqni edhe në faqen https://tvklan.al/programe/


· 01.01.1970 · 01:00:00 ···
0**##
🧠 📺

· 01.01.1970 · 01:00:00 ···
# · 01.01.1970 · 01:00:00 ···
* · 01.01.1970 · 01:00:00 ···
* · 01.01.1970 · 01:00:00 ···

********