DAvideo
alle Bilder sehen ;)
Designed by: Hinx3
OSWD 2004

Valid HTML 4.01!

Liberalizimi i shërbimit të noterisë, ministri Alibeaj përplaset me noterët - (22 Qershor 2008)

· 05.04.2024 · 03:00:04 ··· ··· Friday ·· 5 (5) RTV KLAN
Lajme arkiva 2008

Ministria e Drejtësisë do të liberalizojë së shpejti shërbimin publik të noterisë, kjo do të thotë se tashmë një numër më i madh juristësh mund të licencohen për të kryer këtë shërbim në të gjithë vendin, por ky vendim ka shkaktuar reagimin e noterëve, të cilët mendojnë se numri i noterëve në çdo qytet duhet të rritet me përpjesëtim me numrin e popullsisë që jeton atje.

Enkelejd Alibeaj: “Licencë në praktikën e shteteve qoftë dhe ky i yni do të thotë barrierë ndaj individit për të patur akses në një lloj shërbimi”.

Mimoza Sadushaj: “Noteri është ai që ka detyra të caktuara nga shteti dhe nuk mund të pretendosh që shteti t’i delegojë detyrat e tij në një numër të pa kufizuar njerëzish”.

Enkelejd Alibeaj: “Noteri konsiderohet si i besuari i shtetit në sytë e publikut, që konsiderohet si njeriu i cili është korrekt me ligjin dhe me moralin e shoqërisë, që do të thotë. Noterët do të jenë të detyruar të vetëdeklarojnë që të gjitha aktet noteriale të redaktuara prej tyre, ose para tyre t’i deklarojë që kanë kryer në mënyrë ligjore dhe morale. Dhe në qoftë se do të ndodhë që ky autodeklarim nuk do të rezultojë i vërtetë penalizmi do të jetë ekstrem”.

Mimoza Sadushaj: “Në një pjesë qytetesh ka numër të madh noterësh, e cila ka sjellë një konkurrencë të pashpallur midis noterëve. Pra ankesa e qytetarëve ndaj noterëve nuk vjen për mos shërbim që ne të kërkojmë një shtim të këtij numri të noterëve. Ankesa e qytetarëve vjen për ulje të cilësisë së akteve noteriale”.

Enkelejd Alibeaj: “Numri i noterëve i cili sot është i limituar, është i paracaktuar nuk do të jetë më i tillë”.

Vendimi më i fundit i Ministrisë së Drejtësisë, duket se do të trazojë sërish ujërat në këtë institucion, por Enkelejd Alibeaj thotë, se liberalizimi do të sjellë përmirësimin e cilësisë së këtij shërbimi.

Enkelejd Alibeaj: “Ka ndodhur me të vërtetë ajo çfarë ju thatë. Noter të cilët në ushtrim të detyrës tyre kanë qenë pjesë e të gjitha zinxhirëve të trafiqeve të mëdhaja, të akteve të shumta të falsifikuara të deklaruara nga gjykatat në proceset civile dhe më thoni ju se sa noter janë deklaruar fajtor dhe u është hequr edhe e drejta e ushtrimit të detyrës. Numri nuk do të jetë i pa limituar, nuk dua të tremb askënd. Numri do jetë ai që tregu dhe kërkon, do të jenë të detyruar, të monitoruar në mënyrë intensive nga organet publike”.

Mimoza Sadushaj: “Noteria gjithmonë është kontrolluar nuk është se s’është kontrolluar dhe mund të themi që ka munguar ky kontroll”./tvklan.al

Gazetare: Anduena Llabani


SUBSCRIBE to “RTV KLAN” on YouTube for more videos!

Për më shumë informacione vizitoni faqen tonë web https://tvklan.al/
Videot e fundit nga Tv Klan i gjeni në faqen https://tvklan.al/video/
Follow Tvklan on Facebook: https://www.facebook.com/tvklan/
Follow rtvklan on Instagram: https://www.instagram.com/rtvklan/
Programet e Tv Klan mund t’i ndiqni edhe në faqen https://tvklan.al/programe/


· 01.01.1970 · 01:00:00 ···
0**##
🧠 📺

· 01.01.1970 · 01:00:00 ···
# · 01.01.1970 · 01:00:00 ···
* · 01.01.1970 · 01:00:00 ···
* · 01.01.1970 · 01:00:00 ···

********