DAvideo
alle Bilder sehen ;)
Designed by: Hinx3
OSWD 2004

Valid HTML 4.01!

Kryeministri Sali Berisha vijon turin “Shqipëria në NATO” në bashkinë e Divjakës - (24 Maj 2008)

· 19.03.2024 · 03:45:00 ··· ··· Tuesday ·· 2 (2) RTV KLAN
Lajme arkiva 2008

Turi i kryeministrit Berisha në rrethin e Lushnjës ka vijuar me një sërë inaugurimesh të punëve publike dhe inspektime të projekteve në bashkinë e Divjakës dhe komunën Grabian, nga ku kam premtuar mbështetjen e qeverisë për investime të tjera në infrastrukturë dhe bujqësi.

Pas inspektimit të punimeve në rrugën Tre urat Grabian, ndalesa e radhës për kryeministrin ka qenë shkolla e mesme e bashkuar Çermë-Shkumbin, ku pas takimit më nxënësit dhe mësuesit Berisha ka deklaruar mbështetje të qeverisë për politikat arsimore.

Sali Berisha: “Konstatoj një nga mësueset më thotë se kemi ngushticë vendi, me tre turne. Atëherë zoti drejtor të bësh projektin që ne të ndërtojmë shkollën ose të zgjerojmë shkollën cila të jetë më praktike. Ne duhet t’ju mbështesim juve plotësisht. Kanë sjellë internetin apo akoma?

Nxënësja: “Akoma.”

Sali Berisha: “Brenda këtij viti do të lidhen të gjitha me internet.”

Më pas shefi i qeverisë ka inauguruar rikonstruktimin e një prej rrugëve hyrëse në qytetin e Divjakës dhe fillimin e punimeve për rindërtimin e shëtitores së qytetit. Me rastin e çeljes së sezonit turistik kreu i qeverisë deklaroi se bashkia e Divjakës do të ketë mbështetjen e qeverisë për të gjitha projektet e saj.

Sali Berisha: “Ju siguroj se të gjitha projektet e këtij qyteti do të mbështeten nga qeveria ime me përparësi të madhe.”

Në takimin e zhvilluar në pallatin e Kulturës në kuadër të turit “Shqipëria në NATO” kryeministri i ndal në arritjet e qeverisë në luftën kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar, duke iu bërë thirrje qytetarëve që të bëhen pjesë e këtij aksioni.

Sali Berisha: “Janë me dhjetëra dhe mbi 100 zyrtarë që provuan atë që meritonin prangat dhe ligjin, por pa ju kjo nuk realizohet, pa ju kjo nuk arrihet. Unë ju jap ju fjalën, se në çdo faktim të tij do të ketë ndëshkim dhe vetëm ndëshkim dhe kryeministri i Shqipërisë qëndron prapa jush.”

Në vizitën e tij në rrethin e Lushnjës kryeministri është shoqëruar nga ministri i Punëve Publike Sokol Olldashi dhe deputetë të zonës dhe autoritetet lokale./tvklan.al

Gazetare: Elja Zotka


SUBSCRIBE to “RTV KLAN” on YouTube for more videos!

Për më shumë informacione vizitoni faqen tonë web https://tvklan.al/
Videot e fundit nga Tv Klan i gjeni në faqen https://tvklan.al/video/
Follow Tvklan on Facebook: https://www.facebook.com/tvklan/
Follow rtvklan on Instagram: https://www.instagram.com/rtvklan/
Programet e Tv Klan mund t’i ndiqni edhe në faqen https://tvklan.al/programe/


· 01.01.1970 · 01:00:00 ···
0**##
🧠 📺

· 01.01.1970 · 01:00:00 ···
# · 01.01.1970 · 01:00:00 ···
* · 01.01.1970 · 01:00:00 ···
* · 01.01.1970 · 01:00:00 ···

********