DAvideo
alle Bilder sehen ;)
Designed by: Hinx3
OSWD 2004

Valid HTML 4.01!

LSI kundërshton ndryshimin e rregullores së Kuvendit të Shqipërisë - (21 Qershor 2008)

· 05.04.2024 · 03:00:05 ··· ··· Friday ·· 5 (5) RTV KLAN
Lajme arkiva 2008

Lëvizja Socialiste për Integrim kundërshton ndryshimin e rregullores së Kuvendit të Shqipërisë. Pikërisht përcaktimin e një seance të posaçme dëgjimore më kandidatët për anëtarë të Gjykatës së Lartë, apo kushtetuese. Një ditë pas propozimit të Partisë Socialiste, Pëllumb Xhufi ka shtruar të tjera argumente kundër kësaj linje.

Pëllumb Xhufi: “Thirrjes së auditimit të kandidatëve në fjalë dhe marrjes së tyre në pyetje nga Komisioni i Ligjeve. Ne konsiderojmë se një gjë e tillë është krejt anti-kushtetuese, është e paligjshme, është një ndërhyrje në një proces dhe zhvendosja e tij, nga presidenca ku është e vendit e udhës dhe e ligjshme të ndodhë një proces i tillë në ambientet e Kuvendit të Shqipërisë”.

Sipas Xhufit në këtë optikë anti-kushtetuese duhet parë dhe propozimi i mazhorancës i mbështetur siç tha ai nga eksponent të opozitës për hartimin e një ligji organik për Presidentin. Jo për herë të parë 2 forcat politike në opozitë ndajnë qëndrime të ndryshme për çështje që kanë përfshirë politikën në debate të nxehta. Ndarja kulmoi me ndryshimet kushtetuese që LSI në çdo deklarim të sajin i evidenton si pikënisjen e çdo tensioni politik në vend./tvklan.al

Gazetare: Menada Zaimi


SUBSCRIBE to “RTV KLAN” on YouTube for more videos!

Për më shumë informacione vizitoni faqen tonë web https://tvklan.al/
Videot e fundit nga Tv Klan i gjeni në faqen https://tvklan.al/video/
Follow Tvklan on Facebook: https://www.facebook.com/tvklan/
Follow rtvklan on Instagram: https://www.instagram.com/rtvklan/
Programet e Tv Klan mund t’i ndiqni edhe në faqen https://tvklan.al/programe/


· 01.01.1970 · 01:00:00 ···
0**##
🧠 📺

· 01.01.1970 · 01:00:00 ···
# · 01.01.1970 · 01:00:00 ···
* · 01.01.1970 · 01:00:00 ···
* · 01.01.1970 · 01:00:00 ···

********