DAvideo
alle Bilder sehen ;)
Designed by: Hinx3
OSWD 2004

Valid HTML 4.01!

Starton në 1 korrik rritja e pagave dhe pensioneve, zv/ministri Sherefedin Shehu - (26 Maj 2008)

· 19.03.2024 · 03:45:00 ··· ··· Tuesday ·· 2 (2) RTV KLAN
Lajme arkiva 2008

Rritja e pagave dhe pensioneve starton në 1 korrik, por krahas tyre qeveria po planifikon që të kompensojë menjëherë rritjen e çmimeve të konstatuara gjatë muajve të parë të këtij viti. Zëvendësministri i Financave Sherefedin Shehu, pohoi se pensionistët së bashku me shtresat më në nevojë do të jenë përfituesit direkt të kësaj ndihme.

Sherefedin Shehu: “Ne po konsiderojmë mundësinë e dhënies së një ndihme të menjëhershme në kompensim të efekteve që ka dhënë inflacioni për grupe të caktuara të popullsisë, kjo do të thotë, që disa grupe popullsie siç janë pensionistët dhe ata që trajtohen me ndihmë ekonomike, përveç rritjes së përhershme, në pensionet apo në indeksimin e ndihmës ekonomike do të kenë edhe një kompensim si në formën e ndihmës së menjëhershme.”

Fondi i kontingjencës për kompensimin e inflacionit shkon 4 miliard lekë, ndërkaq qeveria ka në dispozicion edhe 2.6 miliard lekë për rritjen e të gjitha pensioneve plus 2 miliard lekë të tjera për rritjen e pagave.

Sherefedin Shehu: “Për pensionet rritja do të variojë nga 5 në 15%, prioritet do të kenë kategoritë e ulëta, por gjithmonë duke garantuar një diferencim apo hierarki në nivelin e pensioneve. Ai që ka kontribuar më shumë duhet që të marrë më shumë. Përqindjet do të jenë minimumi 4% që është niveli i deklaruar dhe objektivi i inflacionit dhe kjo do të aplikohet vetëm për rroga të larta dhe maksimumi tek 17%.”

Sipas zëvendësministrit Shehu, kjo rritje pagash qëndron pranë nivelit me të cilin qeveria ka rënë dakord me Fondin Monetar Ndërkombëtar me qëllim mbajtjen e inflacionit nën kontroll./tvklan.al

Gazetar: Fjorald Zguro


SUBSCRIBE to “RTV KLAN” on YouTube for more videos!

Për më shumë informacione vizitoni faqen tonë web https://tvklan.al/
Videot e fundit nga Tv Klan i gjeni në faqen https://tvklan.al/video/
Follow Tvklan on Facebook: https://www.facebook.com/tvklan/
Follow rtvklan on Instagram: https://www.instagram.com/rtvklan/
Programet e Tv Klan mund t’i ndiqni edhe në faqen https://tvklan.al/programe/


· 01.01.1970 · 01:00:00 ···
0**##
🧠 📺

· 01.01.1970 · 01:00:00 ···
# · 01.01.1970 · 01:00:00 ···
* · 01.01.1970 · 01:00:00 ···
* · 01.01.1970 · 01:00:00 ···

********