DAvideo
alle Bilder sehen ;)
Designed by: Hinx3
OSWD 2004

Valid HTML 4.01!

Opozita dënon si të pa precedent sherrin Berisha-Balla në Kuvend - (22 Korrik 2008)

· 30.04.2024 · 03:00:03 ··· ··· Tuesday ·· 2 (2) RTV KLAN
Lajme arkiva 2008

Opozita në bllok ka dënuar si të pa precedent atë që ndodhi një ditë më parë në Kuvend duke ju referuar përplasjes verbale mes kryeministrit Berisha dhe deputetit socialist Taulant Balla. Socialistët kanë zhvilluar një mbledhje urgjente të grupit parlamentar. Valentina Leskaj e komentoji si një ngjarje të rëndë dhe të shëmtuar e që vë në rrezik jetën e deputetit Balla.

Valentina Leskaj: “Në një parlament ku gjuha rrugaçërore e artikuluar mbrëmë nga Kryeministri i vendit Sali Berisha, kalojë çdo kufi, ku dhuna në drejtimin e parlamentit po shndërrohet në një mënyrë pune. Grupi parlamentar i PS e shef të udhës t’i bëj një apel të gjithë qytetarëve shqiptarë, qofshin këta socialist, demokrat apo pa parti që të dënojnë këtë shfaqje të ulët e të frikshme të pa përgjegjshmërisë së kryeministrit të vendit. Sot i drejtohemi zyrtarisht institucioneve që ngarkon ligji për marrje në mbrojtje të deputetit të kërcënuar direkt nga kryeministri i vendit, pra për marrje në mbrojtje të jetës së deputetit Taulant Balla”.

Në një linjë janë shprehur dhe Kryetar i LSI Ilir Meta, si dhe ai i PDS Milo.

Ilir Meta: “Në emër të LSI, dëshiroj të distancohem edhe njëherë sot nga sjellja e turpshme dhe e pacipë e kryeministri Berisha dje”.

Paskal Milo: “Është për të ardhur akoma më keq kur shikon sjelljen e shëmtuar dhe primitive të kryeministrit shqiptarë, i cili nuk është hera e parë që humbet kontrollin dhe lëshon gjuhën me një fjalor të tillë banal saqë i ngjan një adoleshenti të pa përgjegjshëm të rrugicave të përhumbura të qytetit të Tiranës”./tvklan.al

Gazetare: Menada Zaimi


SUBSCRIBE to “RTV KLAN” on YouTube for more videos!

Për më shumë informacione vizitoni faqen tonë web https://tvklan.al/
Videot e fundit nga Tv Klan i gjeni në faqen https://tvklan.al/video/
Follow Tvklan on Facebook: https://www.facebook.com/tvklan/
Follow rtvklan on Instagram: https://www.instagram.com/rtvklan/
Programet e Tv Klan mund t’i ndiqni edhe në faqen https://tvklan.al/programe/


· 01.01.1970 · 01:00:00 ···
0**##
🧠 📺

· 01.01.1970 · 01:00:00 ···
# · 01.01.1970 · 01:00:00 ···
* · 01.01.1970 · 01:00:00 ···
* · 01.01.1970 · 01:00:00 ···

********