DAvideo
alle Bilder sehen ;)
Designed by: Hinx3
OSWD 2004

Valid HTML 4.01!

Tv Klan - Marrëdhënie intime në zyrë, arrestohet Safet Gjici

· 24.06.2023 · 23:19:48 ··· ··· Saturday ·· 6 (6) RTV KLAN
Nën akuzën e korrupsionit aktiv, ish-kryebashkiaku i Kukësit, Safet Gjici, u arrestua nga Policia e Tiranës me kërkesë të SPAK.

Ai u ndalua në Tiranë teksa po qëndronte në ambientet e një lokali dhe do të presë përballjen e parë me Gjykatën e Posaçme në ambientet e bllokut të sigurisë.

Në "arrest shtëpie" u mbyll shtetasja Alma Kaçi, e cila akuzohet për korrupsion pasiv.

Hetimet për Safet Gjicin nisën disa ditë më parë, pas publikimit në rrjetet sociale të një video me përmbajtje erotike, ku ish-kryebashkiaku kryente marrëdhënie intime me shtetasen Alma Kaçi.

Pas aktit seksual, ata diskutojnë në zyrë për një projekt që do të financohej nga bashkia për izolimin e qenve endacakë në Kukës.

Menjëherë më pas, Gjici thërret në zyrë një vartësinë e tij që të merret me dokumentacionin që do dorëzojë shtetasja Alma Kaçi.

Prokuroria kreu një sërë verifikimesh për rastin, duke ngritur në përfundim akuzat e korrupsionit për të dy të hetuarit. Akuza ndaj ish-kryebashkiakut parashikon një dënim nga 4 në 12 vjet. Ndërsa ajo ndaj Alma Kaçit nga 1 në 5 vjet burgim.

Tv Klan

SUBSCRIBE to “RTV KLAN” on YouTube for more videos!

Email: info@tvklan.al

Për më shumë informacione vizitoni faqen tonë web https://tvklan.al/
Videot e fundit nga Tv Klan i gjeni në faqen https://tvklan.al/video/
Follow Tvklan on Facebook: https://www.facebook.com/tvklan/
Follow Tvklan on Instagram: https://www.instagram.com/rtvklan/
Programet e Tv Klan mund t’i ndiqni edhe në faqen https://tvklan.al/programe/


· 01.01.1970 · 01:00:00 ···
0**##
🧠 📺

· 01.01.1970 · 01:00:00 ···
# · 01.01.1970 · 01:00:00 ···
* · 01.01.1970 · 01:00:00 ···
* · 01.01.1970 · 01:00:00 ···

********