DAvideo
alle Bilder sehen ;)
Designed by: Hinx3
OSWD 2004

Valid HTML 4.01!

ASHR do të nisë kontrollin e klinikave dentare të pa licencuara - (22 Qershor 2008)

· 05.04.2024 · 02:45:00 ··· ··· Friday ·· 5 (5) RTV KLAN
Lajme arkiva 2008

Klinikat stomatologjike në të gjithë vendin do t’i nënshtrohen një kontrolli të rreptë nga ana e Autoritetit Shëndetësor Rajonal. Drejtori i këtij instituti Mhill Gecaj, deklaron se inspektimi do të nisë brenda muajit qershor për të parë standardet e klinikave si dhe evidentimin e atyre klinikave dentare pa licencë, të cilat do të mbyllen pa asnjë mëdyshje.

Mhill Gecaj: “Të gjitha ato klinikat të cilat nuk janë të licencuara, ato automatikisht që do të mbyllen dhe të gjitha ato klinika të cilat janë të licencuara nga Ministria e Shëndetësisë, por nuk plotësojnë standardet për këtë shërbim shëndetësor, duke pas parasysh që kemi të bëjmë me një problem i cili nesër, pasnesër mund të rrezikohen me sëmundje infektive nga më të ndryshmet. Do të ketë një kontroll rigoroz, grupi i punës është ngritë nga ana e jonë për këtë punë dhe do të fillojë punën menjëherë”.

Sipas një kontrolli të ushtruar nga Ministria e Shëndetësisë pak kohë më parë, ka rezultuar se vetëm në kryeqytet operojnë rreth 300 klinika dentare të pa licencuara. Ndërkaq ASHR në aksionin e tij ka përfshirë edhe strukturat e pushtetit vendorë, të cilat do të ndihmojnë në sinjalizimin për vendndodhjen e klinikave të pa licencuara në rrethet e tyre./tvklan.al

Gazetare: Brunilda Cami


SUBSCRIBE to “RTV KLAN” on YouTube for more videos!

Për më shumë informacione vizitoni faqen tonë web https://tvklan.al/
Videot e fundit nga Tv Klan i gjeni në faqen https://tvklan.al/video/
Follow Tvklan on Facebook: https://www.facebook.com/tvklan/
Follow rtvklan on Instagram: https://www.instagram.com/rtvklan/
Programet e Tv Klan mund t’i ndiqni edhe në faqen https://tvklan.al/programe/


· 01.01.1970 · 01:00:00 ···
0**##
🧠 📺

· 01.01.1970 · 01:00:00 ···
# · 01.01.1970 · 01:00:00 ···
* · 01.01.1970 · 01:00:00 ···
* · 01.01.1970 · 01:00:00 ···

********