DAvideo
alle Bilder sehen ;)
Designed by: Hinx3
OSWD 2004

Valid HTML 4.01!

Qeveria Berisha mban premtimin, nga 1 korriku rriten pagat dhe pensionet - (30 Qershor 2008)

· 10.04.2024 · 02:45:00 ··· ··· Wednesday ·· 3 (3) RTV KLAN
Lajme arkiva 2008

Prej 1 korrikut plot 536 mijë pensionistë në të gjithë vendin do të përfitojnë nga rritja e pensioneve. Pensionistët në fshat përfitojnë rritjen më të madhe në masën 15%, ato në qytet rriten me 10%.

Në fshat pensionet e plota minimale nuk do të jenë më të ulëta se 5200 lekë në muaj, ndërsa në qytet jo më pak se 9500 lekë. Efekti financiar që përfshin rritjen e të gjitha kategorive të pensioneve është përllogaritur nga Instituti i Sigurimeve Shoqërore dhe arrin për këtë vit në shumën e 35 milion dollarëve amerikan.

Evelina Koldashi: “Instituti i Sigurimeve Shoqërore ka përfunduar përllogaritjen e rritjes së pensioneve në përputhje me vendimet e Këshillit të Ministrave në masën 10% për pensionet e qytetit, 15% për pensionet e fshatit dhe 5% për të gjitha trajtimet e veçanta dhe pensionet suplementare. Duke filluar që nesër pranë zyrave të postës, do të tërheqin pensionin e invaliditetit, ndërkohë që pranë bashkive do të tërheqin pagesën e paaftësisë e cila dhe ajo ka pësuar rritjen përkatëse.”

Krahas rritjes së pensioneve 1 korriku vjen edhe me shtesa në pagat e buxhetorëve nga 4-17%. Në këtë mënyrë realizohet një nga premtimet kryesore të qeverisë Berisha, rritjen e nivelit të pagave dhe të pensioneve./tvklan.al

Gazetar: Fjorald Zguro


SUBSCRIBE to “RTV KLAN” on YouTube for more videos!

Për më shumë informacione vizitoni faqen tonë web https://tvklan.al/
Videot e fundit nga Tv Klan i gjeni në faqen https://tvklan.al/video/
Follow Tvklan on Facebook: https://www.facebook.com/tvklan/
Follow rtvklan on Instagram: https://www.instagram.com/rtvklan/
Programet e Tv Klan mund t’i ndiqni edhe në faqen https://tvklan.al/programe/


· 01.01.1970 · 01:00:00 ···
0**##
🧠 📺

· 01.01.1970 · 01:00:00 ···
# · 01.01.1970 · 01:00:00 ···
* · 01.01.1970 · 01:00:00 ···
* · 01.01.1970 · 01:00:00 ···

********